Kozeta Zylo
Heroizmi i familjes kombëtare Adem Jashari do të dëgjohet dhe tregohet brez pas brezi

E vizitova Kosovën në korrik të vitit 2008-të.
Vizita e parë ishte në Kompleksin “Adem Jashari”.
Me të drejtë Bernard Kouchner kryeadministratori i Parë i Kosovës i njohur me historinë e jashtëzakonshme të Jasharëve ka thënë: “Nëse do të kishte çmim Nobel të Lirisë familjes Jashari i takon të parës”.
Heroizmi i kësaj familje kombëtare do të dëgjohet dhe tregohet brez pas brezi, sidomos në Ditën e Shenjtë të Flamurit, ngase Adem Jashari ishte burri që lindi në Ditën e Flamurit dhe u bë Flamuri i Lirisë. Po aq do te kujtohet ne Diten e 7 Marsit ne diten e renies heroike te Tij ku luftoi kunder kucedres serbe, Hitlerit te Ballkanit, milloshevicit.
Për heroizmin e Jasharëve në këtë ditë të rënies heroike shkruaj:
Dashkam sonte ta trand botën,
Ngricën e lotit ta bëj krua,
Për Kombin, të ngre Flamurin,
Me Kosovën mish e thua…