Kozeta Zylo:Kujtojmë Martirët e Gjuhës Shqipe Gjerasim Qiriazi


Nga Keze Kozeta Zylo

Ç’i kanë punuar Gjuhës shqipe armiqtë e vendit tënë!…

Kur lashe Atdheun…me vehte mora nje copez shqiperie qe shndrit nga veprat me te eperme te Kombit. Sot perkujtoj GJERASIM QIRIAZIN qe udheheq me shembullin e Tij si atdhetar dhe mesues model i kohes.

E perkujtoj jo thjesht me nje status ne F/B, por me misionin per t’i njohur nxenesit e Shkolles Shqipe “Alba Life” qe operon ne te gjitha lagjet e Nju Jorkut dhe ne Online me figurat me te ndritura te kohes.

Në mesin e këtyre martirëve është dhe atdhetari zemerzjarrte GJERASIM QIRIAZI i cili ka thene:

Do punoj për mëmëdhenë,

gjithë jetën sa të ronj,

do t’i zgjoj edhe ata që flenë,

kështu jetën ta mbaroj.

Gjerasim Qiriazi vellai i dy ikonave te Arsimit Kombetar, Sevasti Qiriazi, themeluese e “Shkollës së vashave” në Korçë, dhe Parashqevi Qiriazi, autore e Abetares shqipe me alfabetin e Manastirit dhe e himnit të tij. Eshte vëllai i Gjergj Qiriazit, anëtar i Komisionit të Njëmbëdhjetëve, trupit që vendosi për alfabetin e përbashkët të të gjithë shqiptarëve.

Mjerisht gjenerata qe erdhi pas tyre nuk flasin dhe shkruajne SHQIP.

Manastiri ku lindi Alfabeti Shqip dhe qe eshte qytet shqiptar, sot ka humbur cdo gje shqiptare ngase jane asimiluar dhe me perdhune iu hoq hartes se Shqiperise dhe I eshte dhene dhurate Maqedonise…

ULERITESE!

Gjerasim Qiriazi lindi në Manastir më 18 tetor 1858, vdes më 2 janar të vitit 1894. Ishte pastor protestant, shkrimtar, rilindas, edhe themeluesi i parë i shoqërisë Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë më 14 nentor 1892.

Më 1878 Gjerasimi fillon studimet biblike në Kolegjin Teologjik Amerikan në Samokovë në Bullgari. I kryen ato dhe i përfundon me rezultate të larta më 1882. Në të njëjtin vit bëhet pastor praktikant i një kishe protestante në Bullgari. Më 1883 ftohet për të marrë pjesë në Komitetin e Huaj Protestant në Turqi dhe caktohet si ungjilltari i shqiptarëve. Më 14 maj 1883 transferohet në Korçë aty fillon aktivitetin e tij teologjik e fillon te shkruaj himnet e para në shqip, ku bëhet edhe përgjegjës për shpërndarjen e ungjullaturës në shqip. Më 8 qershor 1884 mbajti shërbesën në shqip në kishën ungjillore të Selanikut dhe më 22 qershor mban shërbesën ne gjuhën shqipe në kishën ungjillore të Manastirit. Më 1887 fillon të japë mësim në shkollën e parë shqipe në Korçë. Dëshira e tij për t’iu dhuruar shqiptarëve sa më shumë literaturë shqipe e shtyn që më 1888 te përkthejë e të botojë Ungjillin e Mateut, një vit më vonë me sygjerim të mikut të tij Naim Frashëri filloi që të përgatiste transkriptimin për botimin e pesë librave të parë të Biblës si tekste shkollore. Në të njëjtin vit 1889 merr ndihma dhe përkrahje nga shoqëritë shqiptare jashtë atdheut: nga Nikolla Naço, Pandeli Sotiri, Abdyl Frashëri, Naim Frashëri, Sami Frashëri, Mihal Grameno, Kristo Dako etj. Të dielën e 11 majit, 1890 mbahet shërbesa e parë publike protestante në Korçë, ku morën pjesë mbi 400 persona. Gjerasimi atë ditë predikoi nga kapitulli i katërt i ungjillit sipas Gjonit. Në mars të vitit 1892 së bashku me Sevastinë, Gjerasimi përgatit planin dhe projektin për hapjen e Shkollës së Vajzave dhe Shkollën e të Dielës në Korçë. Për shkak të aktivitetit të tij atdhetar e rilindas e mbrojtës i gjuhës shqipe e braktisjes së fese ortodokse, 2 tetor 1892 Kisha Ortodokse lëshon mallkimin e saj kundër Gjerasimit duke e shkishëruar. Një fat të tille patën shumë rilindas shqiptarë të asaj kohe si Petro Nini Luarasi, Naum Veqilharxhi, Kostandin Kristoforidhi e plotë të tjerë. Më 14 nentor 1892 themelon Kishën Ungjillore të Korçës edhe shoqërinë “Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë” me qendër në Korçë. Në të njëjtin muaj boton numrin e parë të gazetës së shoqërisë “Letra e Vëllazërisë”. Për shkak të aktivitetit të tij më 17 janar, 1893 u bë një tentim vrasjeje ndaj Qiriazit. Ka shkruajtur shumë vjersha e këngë të cilat u botuan pas vdekjes së tij më 1903 në Sofie nën titullin e librit Kristomaci. Vdes më 2 janar 1894 në moshën 35 vjeçare. Wikipedia

18 Nëntor, 2020

New York


About Post Author