Kozeta Zylo:Requiem për Petro Markon


 Kozeta Zylo

Requiem për Petro Markon

Petro Marko iku nga kjo bote ne Dhjetor, 30 vjet me pare, ne vitin 1991, shkrimtar disident, luftetar i Lirise dhe nje shqiptar i vertete. Varri i Tij eshte ne Dhermi te Himares, vendin e prehjes e la amanet.
Kombi yne eshte me fat qe pati ne gjirin e tij kete shkrimtar te ndritur!

Ne presim Gjergjin e ri sipas Petro Markos, por se dime kur, kur do te vije?

Ai do të vijë
Se ne e presim
Se ne vdesim përditë e më shumë
Se qyteti bie erë kufomë…
Po sjelle tri poezi te Tij:
Deri Kur
Deri kur i arratisur
i pastrehe ne mergim
deri kur, o shpresengrysur,
do te endesh padrejtim?
kthehu lumemadh ne atdhe,
mbaje ne gji ate flamur
qe valon i fshehte atje!
behu burre! Po deri kur…
Apologjia Ime
…marrezi, turp turp dhe
mekate
per jeten e terbuar
se kur me ndal, o gjenerate,
qe vuan rruges ndonje nate,
me merr per te denuar
dhe, me nje ze qe vret,
ngahera me pyet:
-ku linde, o i ri?
-o jete, linda ne shkreti!
-ku rron dhe ku vete,
ne c’dhera e ne c’dete?!
-cudi! c’kerkon prej meje ti
dhe si, o jete, pyet,
kurse ne varferi
me hodhe kur me gjete
te lindur nga skelete
pa drite, pa liri?
-njeri!
nga vete, as me thua?
-s’e di! jo, nuk e di!
po lerme, o jete, c’ke me
mua?
-dua ta di, po dua!
-atehere, jete e krisur,
per mua mos pyet
se qysh ne n’agim kam nisur
te shkel si skllav i shkrete
mbi gjurma shprese drite…
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
-o mekatar,
as faliu ligjes sime,
bindu i cmendur enderrtar,
s’jeton me shqetesime!…
-mu thell’ ne brendesire
ku ndjenja rron e lire,
ku dhembja dhemb e prekur
nga ligja jote e fuqiplote,
ne gjirin tim si hekur,
si hekur e celik,
qello,qello, o me kamxhik;
pa frik’ e pa meshire
e pa pendim,
se mu ne thellesire
te shpirtit, ne nje kend,
lindi nje shqetesim
qe celi varrin tend…
Duke pritur Gjergjin e ri
Ai do të vijë
Ti do ta çosh patjetër
Ne do të dalim dhe do ta presim
Me tupan e me zurna
Do ta marrim do ta hipim
Lart mbi supe
Do t’i brohoritim
Derisa të mos kemi zë
Ai do të vijë
Se ne e presim
Si Shpëtimtarin si Shëlbyesin
Do të shkelë këmbëzbathur
Mbi Dheun tonë
Do të ndezë qirinj
Te varret tona
Ai do të vijë
Ne e shohim ëndërr përnatë
Është kripëgjatë
Dhe nuk i trembet bishës
Që s’na lë të dalim
Nga portat e qytetit
Ai do të vijë
Ta therë në fyt bishën
Do t’i pastrojmë puset
Do të gjuajmë peshk
Dhe shpesë dhe kafshë
Do t’i njomim flitë përsëri
Ai do të vijë
Se ne e presim
Se ne vdesim përditë e më shumë
Se qyteti bie erë kufomë .

About Post Author