Kozeta Zylo:Saliu nga Rexhini i Tepelenes


Kozeta Zylo

Saliu nga Rexhini i Tepelenes

Kur Shkodra e shpallte dite zie per tepelenasin e shquar Sali Nivicen

Mik i ngushte i At Gjergj Fishtes dhe Ismail Qemalit

10 Janari eshte 102 vjetori i vrasjes makabre te Sali Nivices nga armiqte e Kombit.

U lind në Rexhin të Kurveleshit të Sipërm te Tepelenes. Mbaroi gjimnazin Zosimea të Janinës (1907-1909) dhe u caktua me punë mësuesie në Durrës. Gjatë kësaj kohe u përfshi me lëvizjen kombëtare shqiptare. Gjatë 1911-12 u përfshi me lëvizjet kryengritëse në Shqipërinë e Jugut, arsye për të cilën u arrestua dhe u burgos në Stamboll. U lirua me ndërhyrjen e Ismail Qemalit dhe ia doli të vendosej mësues shqipeje tek Robert College.

Sali Nivica ishte gazetar, politikan, mesues i elites kombetare

“Saliu ishte portë e shtyllë, a thue nji shkamb në të cilin tash 10 vjet i turren tallaze të mëdha pa mujte me e bremun kërkund”

Gjergj Fishta

Sali Nivica lindi më 15 maj 1890 në Rexhin të Kurveleshit të Sipërm, rrethi Tepelenë. U vra nga armiqtë e Shqipërisë më 10 janar 1920 në Shkodër. Ishte publicist, patriot, politikan e shkrimar.

Motoja e tij ishte: Kombin e mban dhe difton komb nji atdhe homogjen, nji histori e kthjellët, nji besim i bashkët e nji gjuhë e livrueme. Ai kërkonte të ngrihej një Akademi për studimin e një gjuhe të përbashkët dhe një fjalor të gjuhës shqipe.

Më pas veprimtaria shkencore, politike dhe atdhetare e Sali Nivicës përqendrohet në Shkodër. Më 6 shkurt 1918 ftohet dhe bëhet anëtar i “Komisisë letrare”, të krijuar në Shkodër më 1916, ku dha një kontribut të veçantë për probleme të lëvrimit të gjuhës shqipe ilegale në Shkodër, asaj Vllaznia e Rozafa. Është ndër organizatorët e krijimit dhe zgjidhet anëtar i Komitetit ‘Mbrojtja Kombëtare e Kosovës’ dhe anëtar i kryesisë së tij, prej 7 anëtarësh 7 nëntor 1918.

Aty bashkëpunoi me figura të ndritura kombëtare si Hoxha Kadri Prishtina, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Kel Marubi, Sotir Peçi, Elez Isuf Ndreu, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Vinçens Prenushi, Sejfi Vllamasi etj. Si anëtar i Kryesisë, ai vuri në dispozicion të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” gazetën e tij “Populli”, zyra e së cilës u zhvendos në oborrin e ndërtesës së Komitetit.

Veprimtaria e tij atdhetare e publike ishte pengesë për planet aneksioniste serbo-sllave, italiane e greke.

Ndaj më 10 janar 1920, në prag të ngjarjes së madhe kombëtare, të mbledhjes së Kongresit të Lushnjës, u vra në Shkodër nga Kolë Ashiku, njeri i vënë në shërbim të forcave pushtuese serbe e italiane, i paguar dhe i armatosur posaçërisht.

Shkodra, ditën e varrosjes, i bëri Saliut të gjitha nderimet e rastit, duke e shpallur ditë zie.

“Saliu ishte portë e shtyllë, a thue nji shkamb në të cilin tash 10 vjet i turren tallaze të mëdha pa mujte me e bremun kërkund”

— Gjergj Fishta

“Saliu ishte intelektuali ma i aftë dhe ma konsenguent i kohës”

— Luigj Gurakuqi

“Saliu kur fliste për çështjen Kombëtare dridhej i tëri si purtekë”

— Skënder Petro Luarasi

“Ai hyll që perëndoi ishte personifikim i ç’quem i delikatesës dhe i pastërtisë së gjuhës sonë kombëtare. Këtë humbje nuk do ta verë në vend as një e katërta e shekullit”

— Hoxha Kadri Prishtina

“S’të keshëm radhë si çdo radhë por shok me Ismail Qemal”

— Këngë e ngritur nga populli

Ne Muzeun e Shkodres ndodhet fletorja, stilolapsi dhe canta e tij.

Presidenca e dekoroi me urdhërin “Nderi i Kombit”.

Ps: Prane shtatores se Sali Nivices ne Tepelene, ne vendlindjen time te dashur.