Kozeta Zylo:Vajzat shqiptare


Kozeta Zylo

Vajzat shqiptare janë brune të bukura si Sofia Loren,

Dhe bjonde magjepsëse si Margarita Xhepa,

Natyrisht nuk kanë famën e tyre në ekrane,

Por sytë e tyre shkrepin si vetëtimat ndër male,

Dhe ndezin zjarre dashurie…

Ato janë si Hëna lozonjare,

Dhe përkunden si petale lulkuqe,

Në djepin e pemëve në pranverë.

Fytyrat e shqiptarkave të praruara si dielli,

Duken si pikturat e Mikelanxhelos,

Që ndrisin nëpër muzueme të botës,

Ku ndonjë gjoks i bardhë i tyre si qumësht,

Mund të ketë qenë frymëzimi dhe hutimi i tij i virgjër…

Vajzat shqiptare kanë lëkurë si me pushëz drite,

Dhe dëgjohen me delikatesë si cicërimat në ajër,

Ku ndjellin zogjtë për t’i ushqyer,

Si skulptura: “Vajza e zogjve”

Në liqenin “Forest” në Ilinois.

Vajzat shqiptare kanë botën në një pikë lot,

Këtu e qëkur ka lindur njerëzimi,

Dhe janë trëndafil i kuq, në kopshtet e Luksemburgut,

Dhe Nëna Terezë pranë Zotit mëshirëplot.

Nëntor

Staten Island, New York

About Post Author