Krah për krah-Rubjana Nika


Ç’krenari,plisat e bardhë,

mbretërojnë stadiumin plot,

dhe shqiponjat në fanellë,

sykrenarë,mbushur me lot.

Lotë gëzimi,lotë shprese,

jo nuk është veç një lojë,

botës mbarë t’i tregojmë,

bijtë e shqipes nuk ndalojnë.

Këngë ,britma, eufori,

gjithë stadiumi fort ushton,

fluturo shqipe,bëja fora,

fluturimin mos ndalo.

Shqipet kapur,siç don Nëna,

Nëna Shqipëri e madhe,

si në dasma,si në festë,

krah për krah si në një valle.