Krahu i dallandyshes
(Në Radio Tirana)
Redaktonte poeti.
Dhe unë përpara tij prisja,
Plot ankth dhe pa fjalë.
I zhytur ndër vargje,
Nonjëherë, ai thërriste si fëmijë:
– Ah, bukur, bukur!…
Dhe ndonjëherë, I menduar
Murmuriste diçka ngadalë.
I perëndimit diell,
Përflakej në dritare.
Atë pasdite maji,
Në redaksinë e Radio Tiranës.
Nën strehët e saj,
Plot fole dallandyshesh.
Cicërimat e tyre,
Spërkasnin horizontin përreth
Dhe nga krahët në fluturim,
Dridhej lehtë ajri I buzëmbrëmjes.
Por ja!…
Nga dritarja e hapur pak,
E vogla dallandyshe,
Befas, në xham me vrull u përplas!…
– Oh, u vra!…
Thirri poeti,
Tek ndiqte plot ankth,
Fatin e zogut të vogël,
Që mbi dritare u rrëzua një çast.
– Oh, sa u vra!…
Poeti rënkoi…
Dhe fletët me poezi,
Shkujdesur i ranë mbi tavolinë.
Por e vogla dallandyshe,
Pas një çasti hutimi,
Me pak mundim,
Dhe me njërin krah të varur pak,
U ngrit sërish në fluturim.
Dhe unë sërish,
Për të miat poezi nis e flas:
– Ta heq a ta lë?
Atë të motrës…
Atë të gjyshes?…
Por poeti..
Poeti hesht!…
S’dëgjon asgjë!…
Ka rënë në ekstazë…
Sytë e tij,
Shprehin të madh merak.
Për krahun e thyer, të dallandyshes.
* * *
(Ndue Z. Ruçi.)
.. .. ..
