KRATERI I FJALËS
Nën përvëlimin e diellit,shpirti i zhuritur
Një fjalë të ëmbël doja ta dëgjoja
T’i flas mendjes dhimbje e fashitur
Zemrë t’ja lëndoja.
Rastësisht në një libër të zhubrosur
Si një llampë vajguri me flakë të mekura
Të radhitura në vargje ca fjalë si dikurë
Në hambar të shpirtit vendin ua bëra.
I ndjekur nga fjalët dhe klithmat
Por si nata në bronz mbuluar
Krater i fjalës, i keq si zanat
Fjala e rëndë në shpirtin e trazuar.
Herë diell e herë mjegull
Më është bërë makth kjo fjalë
Herë shi e herë stuhi
Për tu rikthy e shkëlqyer si kristal..!
