Krejt e papërgatitur ndaj largimit:Nga Alisa Mene


ALISA MENE

Krejt e papërgatitur ndaj largimit.

 U rrëzova dhe shpirtin vrava fort. Por në fakt askujt nuk ja tregova. Flisja për forcën dhe qëndrimin në këmbë por mbi shpatulla shumë re stuhie mbaja. Më rëndonin, frymë nuk më linin të merrja, por fryme gjeja sa për të mbijetuar. Sytë e mi ishin të trembur ndaj nuk doja që njerëzit e mi të zemrës ti shihja në sy. Larg shumë larg isha nga të dashurit e mi, nuk dija si ta tregoja gjendjen time mes miqve. Nuk dua të jap shfaqje dobësie e as vetmie tek ata që më rrethojnë . Jeta shpesh herë të jep sprova që duhet ti përmallësh vetëm. Por vjen një ditë e një moment që shpirti është duke plasur nga pesha e madhe e trishtimit , shpirti thërret e çirret dhe gjithë qënja jote tronditet. Ndaj sot pikërisht sot në ditën tënde dua te flas, dua fytyrën e mërzisë ta çjerr me thonjtë e shpresës. Kam frikë, po po kam shumë frikë. Por çdo njeri mbart ne vete frikërat e tij.

Pse mos të flasim për frikën e panjohur, për atë frikë që nuk e dimë nga vjen dhe se si akumulohet brenda nesh si një shkëmb që nuk mundesh ta thërrmosh. Pse mos të flasim për mallin që ndonjëherë se dimë që ekziston brenda nesh, kur njerëzit që duam i kemi pranë. Kur ata largohen për një rrugë të pa kthimtë, aty malli të pushton kraharorin dhe ti ndjen një boshllëk që asgjë në botë nuk ta mbush dot. Sepse ai është vendi I tyre I përhershëm. Sot kam mall , kam mall për njerëzit e shpirtit tim të brishtë. Por koha nuk kthehet, kujtimet nuk jetohen, ato mbeten të gdhendura në mendjen dhe zemrën tënde, ato janë çfarë ti je. Pse mos flasim për dorëzimin.  Gjithkush e di që nuk është ajo që duam për të nesërmen, nuk ndihmon, por ndodh. Ashtu krejt papritur gjendesh përballë dorëzimit . Pa dritë, pa ngrohtësi, pa buzëqeshje, me fytyrën tënde lagur nga lotët, me duar të ftohta nga vetmia, zgjatur në bashllëk . Vështirësi të dalësh nga kjo gjendje por jo e pamundur. Shumë ndjesi, disa të ngrenë në qiell e disa të përplasin me të panjohurën. Ti zvarritesh e zvarritesh e dërrmuar nga kjo jetë. Por një zë i brendshëm të thotë të çohesh përsëri me buzëqeshje që vjen nga skutat e shpirtit tënd që duan jetën. Ai është zëri i të nesërmes ndaj duhet të fle tani, që të përtyp me gjumë çdo ndjesi, kështu nesër të ndjehem e ngopur për një ditë të re.