Emri tënd Luiza Gega,u përhap anembanë,
Ndaj për ty moj vajzë,thashë të shkruaj dy fjalë,
Ti na bëre të gjithëve, të ndjehemi krenarë.
O shqiptarja trime, o Luiza Gega,
Sa shumë më emocioneve, më bëre të qaja,
Nuk e mbajta dot veten, kur ti dole e para,
Të lumtë moj Luiza,me forcën e shpirtit thira.
Trupin tënd mbështolle.me flamurin Kuq e zi,
Lotët që më dolën , ishin lotë gëzimi,
Nuk i komandova dot ,ato dolën nga shpirti,
Fitorja jote moj vajzë,Shqipërinë lart e ngriti.
U lumturove vetë, nderove gjithë Shqipërinë,
Për rininë Shqiptare,je shëmbulli më i mirë,
Ti nuk ke shumë fjalë, për ty flet puna jote,
Ndaj në garat e tua ,siguron vetëm fitore.
Medalja jote e ARTË, plotësisht e merituar,
Nga çdo shqiptar, ti sot je e nderuar,
Sikur tek ne,të kishte ca LUIZA të tjera,
Krejt ndryshe do të ishte e gjithë Shqipëria,
E vlerësueshme është medalja jote e ARTË,
Por për guximtarët si ty,duhet trajtim i veçantë.
Me punë dhe vullnetin tënd,ke arritur gjithçka,
Si SHQIPONJË mali,ke çarë vetëm përpara,
Për ty moj vajzë e mbarë, nuk paska pengesa,
Ti ato i sfidon ,sepse fort të rreh zemra.
Fitimtarët si ty, të thjeshtë janë gjithmonë,
Për ty sot LUIZA, flet mirë një tërë EUROPË.
22 Gusht 2022.
