Krijes e nji bote ( kaos )-Donike Rrethej


KRIJES E NJI BOTE ( kaos ).

N’këta çaste jam vetëm kaos,

e rrëmujshme,e mërzitshme,e zhurshme,

se bota kanjiher m’duket kaq e ngushtë,

e njerëzit manikin t’nji epoke tjetër,

e nji epoke ku ndjenjat shprehen me taste.

Jam shndërrue edhe unë n’nji hije ,

kanjiher iku,kanjiher kthehem…

tuj zaptue qiellin me andrrat e mija,

e tuj pushtue shpirtin me pa’besit ,

e nji natet t’errët ku mendimet ?!

Grimcohen si dromca tuj lan ..

nji shije t’idhët.

N’kët kohë jam shumë e çuditshme,

kam nisë me zbulue truelle t’reja,

q’i nuk dijsha se ishin aty,

tek burimet e shpirtit tem,

n’brazdat e zemrës u ndala,

me ndie meloditë e nji bote t’heshtun,

t’pagojë…

T’ftohtë…

e unë me at botë po ndryshoj,

përditë si shpirt.

N’këta çaste !

Jam e pa’ngieme me vedin,

me ty, me kupën e qiellit,

q’i m’duket si gusti faraonësh e pa’prekshme.

N’këta çaste jam e pa’gojë ,

kam dishirë mos me nig’jue asnji fjal,

q’i t’dojnë e t’vrasin,

preferoj me ikë ,jo për frikë,

se kjo epoke asht e atyne q’i s’kan ndjenja,

q’i identitetin e tyne e kan hedhë posht kambve,

atyne q’i me ftohtsinë e shpirtit kan vrae dashninë.

Kam ndryshue ,

jo për botën për mue,

tuj e ditë ?!

Se bota t’kthen krahët ,njerëzit t’vrasin pa t’njoft,

pa e dit se kush je e prej nga vjen.

Po ,n’këta çaste jam vetëm Kaos ,

nuk shkoj mbas turmës,

tuj e ditë se rreziku ndodhet n’qoshet përtej,

mbas shpirtit,mbrenda zemrës.

Po unë eci tuj këndue …

tesh Grue.

Nuk m’dridhet qerpiku për askën ,

se jam koc ( Geg ), e krijueme me dashni e forcë,

formulë e krijueme e veçant n’kët t’rrëmuejshme botë.

Mas kohën e vrazhdë ,

q’i m’vjedh kahdalë,

me lotin e nxehtë , me dridhjet e zemrës,

e at t’bekuemin MALL.

Po prap andrrat i zhga’rravita me lotin e shpirtit,

se e di se ekzistojnë tesh veç kujtimet e mija,

t’mbyellna me drynin e ndyshkun,

t’nji lotit t’pa’ramë ,

q’i syni m’çili mbramë.

E njofta botën…

dikur.

T’bukur ,t’amël,t’sinqert…

tesh m’fut frikë.

E njerëzit i deshta ,

me vlerë i vesha ,

Tesh prej kohët prej gati tanve jam largue,

udhëtoj me mue….

T’shikjojnë prej larg,

t’ndjekun tandin hap.

Se këta vite kaq t’ftohta ,kaq t’mjerë,

m’duken koler.

Virus q’i na shkel…

na vret ,

na ndan ,

Na ka kthye ( n’manikin tastierash ),

larg na mban.

Po këta ditë jam vetëm Kaos,

q’i kërkon pak paqe,

larg gjithçkaje e gjithkuj,

n’kët botë q’i ndihem si e huej.

Ah ,kjo botë , botë Kaos.