Burrë i dheut, bir i dheut.
Krijues, krijuar dheut.
Si krimbat, mbijetojnë kufomës tënde.
Bjeri fort krahërorit!
Vër mbi të një parzmore; të mos prishësh, mbijetesën krimbore.
Burrë i mënçur i dheut, bir i mënçur i dheut.
Krijues, krijuar dheut.
Lartohu mbi të !
Mos harro! Mbi gjoks, vendos mburojë!
Krimbi s’do lavdi.
Kufomës tënde të mbijetojë.
Ndërto për vete;
Me baltë prej balte një piedestal!
Mos shkel mbi krimbat!
Përmendores tënde nuk ngjiten.
Krimbat janë krimba.
Mbijetojnë kufomës tënde.
Mbijeto me krimbat!
Krimbat nuk ngjiten në mal!
Një varg i thurur, – dhimbje njerëzore zbuluar.
Dhimbje njerëzore që s’të fal
Ballsam për njerëzit, Kur është shkruar
Në ngjitjen e tyre për në mal,
Këmbëthyer e mollëza coptuar.
Kepi që e përgjaku, iu bë piedestal
I ngjitësit krijuesit,
Tokës krijuar,
Tokës vrarë e përgjakur,
Mbi tokë krijues i krijuar.
Jo krimb për të mbijetuar.
Poeti e ka bërë përmendoren e vet,
Në majë i shqyer e i coptuar
Çimentuar gjak e shpresë
Shpëtim të njerëzve duke kërkuar
