Krised Mocka:
Koha e marrosjes

Vet Narçizi do ishte xhelozuar, ndaj një femre dashuruar me flokët e saj. Aq shumë me ato merresh, sa sekond nuk kalonte, pa i përshkuar me gishta tashmë të holluar. Vet krehëri, kurrajo s’kishte, atë punë më mirë ta bënte.
Para pasqyrës, aq gjatë shihej, sa e shkreta tjetër pamje nuk shihnte.
Aq u lodh prej saj, sa një ditë vet ajo i tha:
“Më lodhe sa s’ka duke të parë për çdo çast, ty dhe flokët e tu të gjatë.
Të lutem, thyem që të shpëtoj.
Një pamje të vetme, më dot nuk e durojë”.