Krishtlindje- Albana Hodaj


Krishtlindje

Albana Hodaj

Një lot I nxehtë më rrodhi mbi faqe

Si të më thosh “Ej!Jam unë”

Prisja prej ditësh të vije

Në lutje të thirra kaq shumë…

S’erdhe nga qielli fuqishëm

Me zhurmë, rrufe e gjëmim

Të ndieva si valë të ngrohtë

Si rreze, mall,  përqafim..

Ende vazhdon të zbresësh

Ngadalë si tingull i ëmbël

Ke ardhur ta mbytësh këtë mall…

Zgjuar e jo në ëndërr!

E lumja unë për ty!

Më ke dhënë një zemër qiellore

Po rreh tani fort në gji

Dashuria jote, hyjnore!

About Post Author