
“KRISHTLINDJE” përkthyer nga IRMA KURTI
KRISHTLINDJE
Stuhitë e dimrit depërtojnë
botën me një forcë të egër.
Atje fundoset në krahë dëbore,
nata me aromë bredhi . . .
Pluskon pranë dritës së qirinjve
në heshtje, pa dashur të thotë gjë,
përmes zemrave të varfëra endacake —
Besimi — që dikur ekzistonte vërtet.
Lotët shkëlqejnë në sy,
ti e braktis gëzimin dhe qan.
Me mall, kujton fëmijërinë —
Oh, sikur të ishim si më parë!
Ti qan! Këmbanat po bien.
Ajo zbret me shkëlqimin festiv,
zbret në krahë dëbore,
nata me aromë bredhi.
RAINER MARIA RILKE (Austri 1875-1926)
Përktheu në shqip: IRMA KURTI
Bashkëpunoi: GERMAIN DROOGENBROODT
Pikturë nga Kelli Fomson, SHBA