Kristo Çipa-Drita që nuk merr baltë!


DRITA QË NUK MERR BALTË!

( Poezi homash për Ismail Kadarenë!

Pse psherëtin kjo zemra e kombit?

Dielli një lemëz kishte në zgjim

Dhëmbjen krenare s’ja falim lotit

As malet s’ulim në pikëllim!

Ngrini mbi maja kullën e madhe!

Zeusin Zë të botës shqiptare!

Ky perëndim që ngjan si lindje

S’ka ndodhur kurrë, të më besoni!

Iku planeti shkoi mes gjenive

Nga komb i vogël, më madhështori

Dhe sa jetoi botë e zhvilluar

Për Kadarenë ka xhelozuar.

Veç Kadarea nga tragjeditë

Dhe errësira e dheut amë

Morri ca fije dhe bëri dritë

Në shekuj bota le ta mbajë!

Dhe ç’tha me penë, Zot i krijimit

Bibël ta ketë, botë e vendimit!

Dhe tash e tutje do themi shpesh

“ Pas Kadaresë” koha shënon

Për botën letrare ti Krisht do jesh!

Dhe për shqiptarët një APOLLON!

Të lumtur ne të gjithë sa qemë

Që bashkë e jetuam Kadarenë!

Në dhëmbjen dritë që kemi sot

Një peng i lodhur nuk ti ndan sytë

Ky Nobelizmi penduar thotë:

-Jam shumë i vogël! Të pata frikë!

Ti shkon përpara, dritën lë pas

Kjo koha vdekjen, jo nuk e qas!

Dhe dritë e qartë jo kurrë s’merr baltë!