Kristo Çipa: Gjolekë Labëria


Kristo Çipa “Mjeshtër i Madh”

Në vazhdim të prezantimit të këngëve patriotike dhe figurave kombëtare sot po ju postoj këngën që kënduam në vitin 2012 në Kuç ditën që u përurua vendosja e bustit të heroit të Labërisë Zenel Gjoleka me rastin e 165 vjetorit të kuvendit të Mesaplikut (1847). Me poshtë po ju postoj tekstin e këngës

Gjolekë Labëria

Kush mbi borë e ndezi zjarrin?

Kush nga vdekja kombin ngjalli?

Qe një Zot me zemër labi

Fliste me gjuhë jatagani

Zot i vendeve të mia

Doli Gjolekë Labëria

Doli kundruall dovletit

Për në lumë e kthehu detin

Ngriti gjithë vilajetin

Bregun edhe Kurveleshin

Labërit dhe himarjotë

Kanë një gjak e një kokë

Shpata që shekullin preu

I tha Shqipërisë:- Ngrehu!

Lere gjumin t’a marrë dheu

Erën e lirisë shpërtheu

Ndaj janë majat kryelarta

Se i ka nderuar shpata

Në malet e Labërisë

Kush ka lindë e është ritë

Dhe miku që vjen vizitë

Bëhet hero i lirisë

Në këto vende të rënda

Lirisë kurrë s’i pushon zemra

O ju bijtë e Shqipërisë

Nga Kuçi ku lindi trimi

Merrni dheun e lirisë

Hajmali në gjoks ta vini!

About Post Author