Kristo Çipa

MJESHTER I MADH
Nëna në çdo hënë është e re
Në çdo dhëmbje është me ne.
Në datën 15 Janar ka ditëlindjen. Tek shtëpia ku jetoj në Pilur në çdo mendim dhe mejtim timin është me mua. Në çdo cep e kënd shfaqet ashtu siç qe, e stuhishme. Kjo poezi që po ju postoj është shkruajtur një vit pas qiellzimit të saj.
Guri i lotit
Atë mëngjez, kur u ndamë
Me një lot përcolle mua
Kur u ktheve, më s’u pamë
Syri nga dera t’u shua
Loti i ngrirë qortonte mua
Shpirti i egër dhe i bukur
Iku në qetësi të sertë
Ashtu si stuhi e lodhur
Që mbi maja i çlodh retë!
Pyes lotin por s’më flet?
Nënë, o dhëmshuri tallaze!
O zjarri që trembej flaka!
A është e mundur për fare
Të të mbajë brenda balta?!
Nga loti që s’flet u plaka!
Kam ca kohë që guri i lotit
Gjoksin ma gjakosi brenda
Kur shoh portën e oborrit
E besoj që heshti Nëna!
Loti flet! Ma dëgjon zemra.
Do ta marr baltën mbi supe
Të më dalësh sipër tokës
Sikur dheu që u fute
Të jetë sa gjithë peshë e botës!
Të më dalësh tramundanë
Krahë për krahë me Babanë!