Kristo Çipa-Kënga e vjetër sa bota, këngëtarë të rinj si mëngjesi


ËNGA E VJETËR SA BOTA, KËNGËTARË TË RINJ SI MËNGJEZI

( Epilogu i një festivali folklorik i shkollave 9- vjeçare të Bashkive të Jugut)

Në Horë-Vranishtin e thinjur nga mosha e kohës, aty ku kryqëzohen udhët, historitë, kulturat, stuhitë, ujërat dhe ngrihet me këmbëngulje mbijetesa njerëzore, sot në datën 9.11.2022 ndodhi një mrekulli kulturore me aktorë të rinj që brenda shpirtit të tyre mbanin të freskët e të shenjtë, këngën e vjetër sa bota. Shtatë shkolla 9- vjeçare me rreth 100 nxënës performues, me veshje tradicione e uniforma shkollore nën tingujt si brymë trëndafilash, buzë lumit të bardhë i dhuruan komunitetit , maleve, historisë dhe amanetit rreth 30 këngë, valle, rite, ninulla e recitime që vinin si lulet pas shtrëngatave të vjeshtës

Për ta respektuar dhe inkurajuar këtë aktivitet të organizuar nga Asambli “ Bejkë e bardhë” me mbështetje të Ministrisë së kulturës dhe Bashkisë Himarë, kishin ardhur Prefekti i Qarkut Vlorë zoti Flamur Mamaj, kryetari këshillit të Bashkisë Himarë zoti Dhimitër Kapaj , përfaqsues të drejtorive arsimore dhe qëndrave kulturore të bashkive Gjirokastër, Delvinë, Finiq, Selenicë, Himarë etj.

Prefekti i Qarkut Vlorë në fjalën e tij përshëndetëse inkurajoi dhe mbështeti aktivitetin duke nënvizuar se ky festval do të pasohet nga të tjerë në zonën e Labërisë

Grupet e nxënësve të shkollave njëri më i përgatitur nga tjetri konkuruan ashtu si qëngjat në një lëndinë me lule shumëngjyrëshe. Këngëtarë e vallëtarë me një ekspresivitet siç është vet Labëria krijuan një pranverë të jeshiltl në ditët me diell të vjeshtës verdhushe.

Shumë talente i dhanë shpresë të ardhmes së këngës dhe valles polifonike duke krijuar bindjen e thellë se me pasion e përkushtim kultura jonë e lashtë tradicionale do ti rezistojë asimilimit nga modernizmat dhe të gjitha izmat që kohët sjellin siç sjell stuhia fletët

Juria profesionale me Istref Dobin, Albert Habazajn dhe Ajet Dukën me një vlerësim të arsyeshëm shpërndan çmime që mbanin emrat e korifejve të këngës e valles vënçe labçe si Lefter Çipa, Neço Muko, Kujtim Mici, Maliq Lila. Muhamet Tartari, Nertesi Asllani, Feti Brahimi, Avni Varfi, Dhimitër Varfi, Golik Jaupi, Qirjako Bala, Nebi Xhaka, Leni Mërkuri, Hyso Xhaferri, Arap Çeloleskaj dhe Vendim Kapaj

Unë si organizator i këtij festivali ju drejtoj të gjitha falëndrimet e mia të gjithë nxënësve të shkollave 9- veçare që morrën pjesë në këtë festival, mësuesve e mjeshtrave që i përgatitën këto grupe, drejtorive të shkollave dhe kryetarëve të bashkive që më mbështetën, drejtoreshën e shkolllës “Hysen Çino” Horë-Vranisht së bashku me stafin e saj dhe grupin karakteristik të fshatit Vranisht që përshëndeti këtë festival

Kur artistët merren me punë

Këngët do rrjedhin si lumë

Plot sivjet e mot më shumë

About Post Author