Kristo Çipa: Nafora e kombit


Petrit Rukës

Kristo Çipa “Mjeshtër i Madh”

Përmidis lotit ëngjëlli erdhi

Të mblidhte shpirtin borzilok

Nëpër trishtim gremiset qielli

Xhade e shpirtit, jo s’bëhet dot

Ku shkon Petrit? Syrin mos fik!

O mëndafsh erë e dashurisë

Kuajt kanë nisur mitologjitë

Me një prej tyre, kthehu sërish

Po ç’kalë zgjodhe këtë radhë?

Petrit i ëmbël, veç ti e di

Cipën e dritës qëndisje ar

Na qepe shpirtin me fill të zi

O vesë e embël! Naforë e kombit

O lab i leshtë! O lot i gurtë!

Do ndjejë pendesë kur ti vesh Zotit

Nga gjithë ëngjëjt, ti je më i urtë

Ne buzë pa qeshur do ngrysemi prapë

Na lanë yjet. Qielli i ve

O dhe i zjarrtë, sa baltë dhe gjak

Mbaji shënjtorët, mos i përze

Të mbajë një meshë poezie

Të marr avdes nëpër balada

O njerëz gjaku Shqipërie

Ç’farë mund të bëjmë ta kthejmë mbrapa?

About Post Author