KRISTO ÇIPA-NUK TË THYEJ GOTË QELQI


KRISTO ÇIPA

Vite më parë miku im i shtrenjtë dhe i pavdekshmi Hyso Xhaferi më kërkoi me këmbëngulje një poezi lirike për një rrethanë jetësore që ai e kish përjetuar

Poezia është shkruar para pesëmbëdhjetë vjetësh dhe sot duke shfletuar fletoret e zemrës e pashë dhe vendisa t’jua postoj

NUK TË THYEJ GOTË QELQI

Kur mbi gjethe binte vjeshta

Dhe me rërën ndahej vapa

Të ndjeva ndezur si eshka

Thilenë e shpirtit ta kapa

Zjarrin që zemrën t’a ndezi

Mos e mbështill me mëndafsh!

Nuk të thyej gotë qelqi

Për atë qiell, më qafsh!

Merrmi tallazet e mia

Këtë vjeshtë sa s’është vonë

Thuaj po të shkojë stuhia

Syri yt detin qetson

Si t’u fala? Pse më dogje?

Ty pyes se vet se di

Magjia e kësaj bote

E ka emrin dashuri

Ti me vete paqe s’ke

As” mëkatare nuk je

Dashurinë askush se sheh

Vjen si vetëtimë pa re

Si fodull belas jam futur

Digjëm dashuri e bukur!

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 82

2Thodhori V Baba dhe Kristo Çipa

About Post Author