KRISTO ÇIPA-O GJAHTAR NISHAN GABUAR!


KRISTO ÇIPA

Ja kështu lindin këngët e shpirtit

Në malet përmbi Himarë dola për të shkarkuar mallin e viteve të djalërisë. Në udhën e përpjetë më dolo një tufë me thëllëza por unë megjithëse çiften e kisha në krah nuk e shkrepa i magjepsur nga bukuria e vëndit dhe magjia e thëllëzave. Por oa gjë nuk dola. Një këngë e ngrita

O GJAHTAR NISHAN GABUAR!

Në mëngjes në mugëtirë

Ç’ke çifte?

Kur nata ngelet pa ngjyrë

Ç’ke çifte që s’qëllon mirë?

Ma shkeli thëllëza synë

Ç’ke çifte?

Mu bë vëndi mjegullirë

Ç’ke çifte që s’qëllon mirë?

Ma lagu barut mavrinë

Ç’ke çifte?

Ma gremisi djalërinë

Ç’ke çifte që s’qëllon mirë?

Tek lëndina nën brezare

Pse çifte?

Thëllëzë befas m’u çfaqe

Pse çifte krismat i thave?

As më ndoqe as më qase

Pse çifte?

Më hodhe një romuz vashe

Pse çifte krismat i thave?

Ti gjahtar nishan gabuar

Më qëllo me synë e shkruar!

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 48

6Timo Merkuri, Tahir Tanushi dhe 4 të tjerë

1 koment

Pëlqej

Komento

Ndaj

About Post Author