KRISTO ÇIPA-PRES BORËN TË SHKRIJË


KRISTO ÇIPA

Lirikët janë më fatlumët nga të gjithë poetët se mbjellin ëndërim, pasion, besim e dashuri.
Sot po ju postoj një poezi lirike

PRES BORËN TË SHKRIJË

Ma ka ënda pritën
Dashurinë me lak
Ndaj e shtyva ditën
Qoshes në sokak

Zuri binte bora
Flokët t’i puth butë
Unë dorën ta hodha
Vathi t’u këput…….

Vathi gjysëm harku
Shkau përmes gjirit
Në cep të sokakut
Shkoi e fshehu syrin

Ti hetoje udhën
Me gjoksin zbuluar
Unë kërkoja buzën
Dhe mollët me duar

Gjysëm hark floriri
Gjysëm dhe meraku
Të ngrihej gulçimi
Si shtizë bajraku

Bora si orizi
Mbi supe na binte
Puthjet i qëndisi
Nëpër buzë shkrinte

Kur i tunde supet
“ Ç’bën kështu, më the
Në natën hajdute
Ke dalë e bën pre?”

Kam ikur si ylli
Që i fshihet hënës
S’më ndalet gulçimi
S’kam si t’ja bëj zëmrës

Fërfëriu fustani
Qafës fryu era
Më the;” Mblidhe xhanin
Mos kërko të tjera!”

Ike këkëkthyer
Tl prit burrë meraku
Unë epshegënjyer
Mbeta tek sokaku

Me dëshirë në duar
Natës dimërore
Moj borë e bekuar
Gjurmët i mbulove

Natën tej e hodha
Lëmsh zemra m’u mbodh
Pres të shkrijë bora
Vathin ta kërkoj 

About Post Author