
Në dëshpërimet e kohrave ajo e dashurisë patjetër që është më këngëprodhuesja. Ashtu si logatje del e drithëruar për ta pastruar faqen e qiellit të sevdasë
PUTHJEN E JEP ME FAJDE
Ku ta mbështes kokën
Ike jastëk gjoksi
Do rrotulloj botën
Po ku t’ja gjej boshtin?!
Shkave si nepërkë, më le
Ike botës, ergjele
Si u tret behari
Nën shtiza shikimi
Zjarri ish kumbari
Dëshmitar qe tymi
Lumi flinte tutje
Unë puthja, ti ndukje
Në dete rënkimi
Më tretje si borën
Unë zbardhja ankimin
Ti vazhdoje lojën
Lojën ndjenja vdekur
Moj dëshirë mekur
Unë me frymë të ngjallja
Mike lazarjane
Sytë çel si bajamja
Ngrije shpirt janare
Dhe puthjen e ve
Jepje me fajde
O ju netë vere
Që lidhët romancën
Pse u bëtë gëlqere
Dhe na falët astmën?!
Yjet ikën, vanë
Me të kur më panë
Si përtim mëngjezi
Unë dala në pritë
Ti shkove tek benci
As mi hodhe sytë
Sytë s’të kanë qerpik
Trëndafil plastik
Moj dashuri vrarë
Sytë mos t’i pafsha
Gjithë këtë beharë
Pse e bëre hasha?
Është gusht e shi po bie
S’më ka më SEVDAJA shije