Kristo Çipa:Festivali polifonik:”Shprti i Labërisë”


KRISTO ÇIPA

Në datën 30 Korrik në Lungomare në qytetin e Vlorës përfundoi festivali i këngës polifonike”Shpirti i Labërisë” Grupi i Pilurit këndoi dy këngë dhe meritoi në mënyrë unanime nga të pesë anëtarët e jurisë profesionale dhe publikut që na duartrokiti pa reshtur, çmimin e parë. Ne piedestalin e këngës fosforinë e kemi mbajtur dhe çuar më lart. Me këtë rast qetsojmë edhe shpirtërat e parajsuar të grupit të Pilurit ( Lefter Çipa (Nderi i kombit), Qirjako Bala, Vangjel Gjiçali, Sofo Gërdhuqi, Koço Gjiçali dhe Foto Mërkuri) Po ashtu urtësojmë edhe skeptikët që nuk besonin më në suksesin e grupit të Pilurit dhe inkurajojmë dashamirësit tradicionalë që na kanë inkurajuar vazhdimisht.

Më poshtë po ju paraqes tekstet e të dy këngëve që kënduam.

ISMAIL QEMAL LIRIA

Buzëqeshur midis lotit

Vinte shekull i lirive

Natën po gremiste kombi

Hiqte mjegullën prej syve

Ca burra të perëndishëm

Lëvizën boshtin e dheut

Trimat me gjak e qëndisën

Mëngjezin e Mëmëdheut

Të rënët ngriti shqiponja

Botë e vdekjes s’i pengonte

Nga Çamëri e Kosova

Drejt flamurit kombi shkonte

Në dyert e kësaj bote

Kishim zë po s’na dëgjonin

Ndaj në portat qiellore

Kërkuam takim me Zotin

Dhe nga Zoti vjen Profeti

Plaku me flamur në gji

Brenda kombit më të vjetër

Shpalli shtetin më të ri

Ismail Qemal liria

Fati i kombit që s’u shua

Ka shumë vjet që historia

Mëndjen tënde kërkon hua

Shekujve me psherëtimë

Për ne liria qe zjarri

Si Prometeut mëlçinë

Kufijtë na ndukte Ballkani

Dhe kur luhej ekzistenca

Na deshi kombi i lirive

Mirënjohje sa të jetë jeta

I fal Shqipëria ime

Në mes kombeve të botës

Për paqen punojmë ne

Se ky flamur i shqiponjës

Veç lirinë ka për Atdhe

Ju burrat e këtij kombi

Dëgjoni zërin e zemrës

Nëse Shqipërinë bashkoni

Hallall qumështi i Nënës

Nga Lindja në Perëndim

Jam krenar plr kombin tim

Marrëse. Ermioni Mërkuri

Kthyes. Dhimitraq Bala

Hedhlse Leni Mërkuri

MOJ E BUKURA SI VLORA

( Këngë lirike)

Veshur si Pandora

Vije flakë Korriku

Unë me sy të fola

Në një shteg trafiku

Erën dot se mbaja

Kur zbrite lezetin

Ngrite gjokset maja

Të sulmoje detit

Kur zgjidhe gërshetët

Malet i marrose

Dehe deputetët

Parallinjtë plagose

Mengadalë malinë

Është Vlorë e zjarrit

Furtunën ka bijë

Djalë-rrufenë e malit

Refreni

Lere kabriolenë

Vure këmbën në frenë

Detin tërbove fare

Doli mbi Lungomare

Prit Boranë të bjerë bora

Moj e bukura si Vlora

Finale

Motër e detit je…….

Vlonjate syri i ciklonit

Më gërshetë lidhe timonin

Marrese Qirjakulla Bala

Ermioni Mërkuri

Kthyes Dhimitraq Bala

Hedhëse Leni Mërkuri

KRISTO ÇIPA

Në datën 30 Korrik në Lungomare në qytetin e Vlorës përfundoi festivali i këngës polifonike”Shpirti i Labërisë” Grupi i Pilurit këndoi dy këngë dhe meritoi në mënyrë unanime nga të pesë anëtarët e jurisë profesionale dhe publikut që na duartrokiti pa reshtur, çmimin e parë. Ne piedestalin e këngës fosforinë e kemi mbajtur dhe çuar më lart. Me këtë rast qetsojmë edhe shpirtërat e parajsuar të grupit të Pilurit ( Lefter Çipa (Nderi i kombit), Qirjako Bala, Vangjel Gjiçali, Sofo Gërdhuqi, Koço Gjiçali dhe Foto Mërkuri) Po ashtu urtësojmë edhe skeptikët që nuk besonin më në suksesin e grupit të Pilurit dhe inkurajojmë dashamirësit tradicionalë që na kanë inkurajuar vazhdimisht.

Më poshtë po ju paraqes tekstet e të dy këngëve që kënduam.

ISMAIL QEMAL LIRIA

Buzëqeshur midis lotit

Vinte shekull i lirive

Natën po gremiste kombi

Hiqte mjegullën prej syve

Ca burra të perëndishëm

Lëvizën boshtin e dheut

Trimat me gjak e qëndisën

Mëngjezin e Mëmëdheut

Të rënët ngriti shqiponja

Botë e vdekjes s’i pengonte

Nga Çamëri e Kosova

Drejt flamurit kombi shkonte

Në dyert e kësaj bote

Kishim zë po s’na dëgjonin

Ndaj në portat qiellore

Kërkuam takim me Zotin

Dhe nga Zoti vjen Profeti

Plaku me flamur në gji

Brenda kombit më të vjetër

Shpalli shtetin më të ri

Ismail Qemal liria

Fati i kombit që s’u shua

Ka shumë vjet që historia

Mëndjen tënde kërkon hua

Shekujve me psherëtimë

Për ne liria qe zjarri

Si Prometeut mëlçinë

Kufijtë na ndukte Ballkani

Dhe kur luhej ekzistenca

Na deshi kombi i lirive

Mirënjohje sa të jetë jeta

I fal Shqipëria ime

Në mes kombeve të botës

Për paqen punojmë ne

Se ky flamur i shqiponjës

Veç lirinë ka për Atdhe

Ju burrat e këtij kombi

Dëgjoni zërin e zemrës

Nëse Shqipërinë bashkoni

Hallall qumështi i Nënës

Nga Lindja në Perëndim

Jam krenar plr kombin tim

Marrëse. Ermioni Mërkuri

Kthyes. Dhimitraq Bala

Hedhlse Leni Mërkuri

MOJ E BUKURA SI VLORA

( Këngë lirike)

Veshur si Pandora

Vije flakë Korriku

Unë me sy të fola

Në një shteg trafiku

Erën dot se mbaja

Kur zbrite lezetin

Ngrite gjokset maja

Të sulmoje detit

Kur zgjidhe gërshetët

Malet i marrose

Dehe deputetët

Parallinjtë plagose

Mengadalë malinë

Është Vlorë e zjarrit

Furtunën ka bijë

Djalë-rrufenë e malit

Refreni

Lere kabriolenë

Vure këmbën në frenë

Detin tërbove fare

Doli mbi Lungomare

Prit Boranë të bjerë bora

Moj e bukura si Vlora

Finale

Motër e detit je…….

Vlonjate syri i ciklonit

Më gërshetë lidhe timonin

Marrese Qirjakulla Bala

Ermioni Mërkuri

Kthyes Dhimitraq Bala

Hedhëse Leni Mërkuri

Tekstet. Kristo Çipa

Tekstet. Kristo Çipa

About Post Author