Kristo  Çipa:Gërsheta


KRISTO ÇIPA
“Mjeshtër i Madh”

Ka hyrë prilli i hidhur dhe mëndja shkon tek lulet e stinës. Duke ilustruar poezinë time me këtë portret simbol besoj se aludimi i poezisë do të jetë më i qartë

GËRSHETA

Në mëngjez pa rënë kambana
Kur treten ëndrat e bardha
Gërshetin e gjatë e kapa
Si mëndafsh mbi sup e hapa

Hëna vetullën gjëlpërë
Përgjonte pas malit gjërë

Ti, moj hëna sy hajdute!
Vet u fsheve, yjet zhduke
Pa shih gërshetin mbi supe
Hapur vitet , shegë e kuqe

Një nga një zgjidhur të tërë
Ç’farë kanë dashur, kanë bërë

Si qilimi me motive
Koha e dashurisë time
Sa herë në gërshetë u gdhive?
Herë u mplekse , herë u zgjidhe

Dëshirat e mia flakë
I mbajte si djathë në napë

Sa herë mendimi lodh kokën
Në gërshet e mbështjell botën
Thava hallet, shtera lotët
Piva detet, shtova tokën

Dhe lumenjtë i lanë vërshimet
Erdhën më sollën gëzimet

Moj gërsheta dredhërimë
Kurrë s’më dhe psherëtimë
I qëllon retë kur vijnë
Veç RININË do për stinë

Moj gërsheta linjë- hollë
Ma qëron kollën me borë

Jeta si baticë e gjolit
I jep plagë kraharorit
I jep brengë burrërorit
Sentimente ëngjëllorit

Po i besove gërshetës
I shëron plagët e jetës

O miq kjo, gërsheta ime
S’është brengë në kujtime
As femër e dashurive
Po është vet jeta ime

Siç më erdhi dhe më shkoj
Unë vërtet e DASHUROJ! 

About Post Author