Kristo Çipa

Koha nuk merr frymë
Me luftën që ka nisur në Ukrainë e ardhmja e botës është si shikimi i lotuar i kësaj fëmije nga Ukraina
Koha nuk merr frymë
As më jep dhembjen e shpirtit
Rënkimet e gjakut
Ukrainë e urtë
Do t’i mbledh lotët e syrit
Trimave të çarkut
Tu a bëj barut
E nduki paqen Rusia
Me dhëmbët e tankut
Me gjuhën raket
Ktheu Carin historia
Kuçedrën e gjakut
Në varrë i pafjetë
Thonë se baltë e Siberisë
Nuk e rit dafinën
Ullirin s’e njeh
Rit veç gjëmbat e marrëzisë
Ruan egërsisirën
Ariun- deve
Ukrainë e trëndafiltë
Llavën e guximit
Ke antiraketë
Në stuhi njeh Nëna, bijtë
Hallallët e gjirit
Trima lule djemtë
Që të vijnë si yje nate
Kur hëna nazuqe
Fshehurazi puthet
Burra shteti, ushtar arme
Në llahtari lufte
Zemrës kombit futen
Historia le të plaket
Përbrenda gëzhojës
Në gjerdan të pushkës
Nuk harron që të përgjaket
Shkund thinjat e lojës
Puth llërët e luftës
Ç’të të them kohë e trazuar?!
Nga poli vjen ngrica
Dhe nata nga sllavi
E ardhmja mos qoftë e shkuar!
Të rojmë nëpër prita
Statujë istikami
Ti je brengë e rruzullimit
Mister i mëngjezit
Ti shën Ukrainë
Qirinjtë e paqes i ndizni!
Luftë përmendi njerzit!
Koha nuk merr frymë
Moskë helmeta me gropa
S’vjen pranverë kur shkrepen topa