Kristo Çipa:
Margarita

Motra e Marko Boçarit ishte martuar në Dhërmi
Duke ndiçuar vite dhe ngjarje të historisë tonë na del një fakt interesantë në fshatin Dhërmi ku e motra e Marko Boçarit lshtë martuar në Dhërmi në familjen Kocani dhe lindi kapedanin me zë Jan Kocani i cili ishte një ndër patriotët më të mëdhenj të çëdhtjes shqiptare. U vra në një pritë në Llogara nga njerëz të paguar. Atë mëngjes që u nis për udhë e kish parandjerë fatin e tij dhe porisiti gruan e tij Sofinë me këto vargje që i thotë kënga e moçme popullore.
Ti Sofi mos qaj kurrë
Shami të zezë mos vurë!
Po ju postoj një poezi timen për figurën e Margaritës
MAGARITA
Tek meteor i Boçare
Sipër Çamërisë së madhe
Ku zjarri ndizej mbi zjarre
Dhe shkëmbi lozte në valle
Bukurinë në borë e lave
Vashë ylber i Boçare
Syrin moj ja morre Sulit
Brengën moj ja nxorre gurit
Dhe yllin ja vodhe nurit
Gërshetat si halë e grurit
Pleksur në dritë të flamurit
Margaritë bijë e Sulit
Vajte nuse në Himarë
Në Kocanaj kapedanë
Dhërmiu zambak mbi valë
Ëndër nën Çikën e bardhë
Trimat margaritarë
Margaritën kanë marrë
Nusja që erdhi nga retë
Kur shkrepëtin sytë e qelqtë
Mbyten gjemitë në det
Djepi që do tundë djemtë
Ja Luanë, ja mbetet shkretë
Margaritë nuse e Kocanit
Ç’qumësht i mëkove djalit?
-Mjaltë nga lulet e tufanit
Pikuar në vesë të Majit
Fustanellë e xhamadani
Kur i vishte kapedani
Sikur ishin bërë për Janin
Tek prita në Llogara
Një pishë ka vite që qa
Për kapedanin që ra
Vrarë mbas shpine me dogra
E vranë Margaritë e vranë
Ata që kanë shpirt paranë
Qenë ortakë me natën , thanë
Mbrapa diellit vanë
Margaritë syri i tufanit
Motër e Markos, Nënë e Janit