Kristo Çipa:Në vitin 2015 u formatua Asambli folklorik”Bejkë e bardhë” …


Kristo Çipa

Në vitin 2015 u formatua Asambli folklorik”Bejkë e bardhë” si një domosdoshmëri për vazhdimësinë e këngës së Pilurit dhe për të rikthyer në zemrat e pilurjotëve gëzimin dhe krenarinë e ligjshme

Dy këngëtaret e para të këtij Asambli ishin dy kushërirat e para Zaharrulla Koka( Kongjini) dhe Valentina Gërdhuqi ( Muço)

Një ndër këngët e Valentinës në vitin 2016 në festivalin e isopolifonisë në Vlorë ku morrëm çmimin e karierës ishte

MERAKU I VAJZËRISË

Dhe një herë sikur të shkoja

Ah të shkoja dhe një herë

Në ato vënde që doja

Ku më piu shpirti verë

Ku zuri të gudulisë

Meraku i vajzërisë

Dhe një herë t’i shikoja

Ata sy që më qëllonin

Atje shpirtin t’a qetsoja

Pastaj le të më verbonin

Se kisha njohur mëkatin

Me pëllëmbë qëllova fatin

Si shkon vallja mendje lehtë

Dhe i ri erës mbi supe

Ashtu zemra fletë- fletë

Fjalët e buzës i puthte

Syri i tij seç më goditi

Ndaj në dimër u fut shpirti

Diçka tha e dot s’i fola

Zemër memecja se kthehu

Unë me vete u lëndova

Ndaj furtuna më rrëmbeu

Zemra ha veten e saja

Jeta gur që shket në pllaja

Mos pyesni në jam vrarë

E plagosur kam një jetë

Deti brenda më ka marrë

Përkarshi rinë shkëmbenjtë

Dallgë e valë dot s’u bëra

Jam e thërmuar si rëra

Ju vite që shkoni e vini

As me hap e as me erë

Ju lutem një herë më shpini

Ku më morri shpirti erë

Një moment syri në shkrepje

Sa njëmijë vite jete

About Post Author


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *