Kristo Çipa

Mjeshtër i Madh
Në datën 12.3.2022 në lagjen historike pranë sheshit të Flamurit në godinën që po përgatitet për muzeun e Kosovës dhe UÇK u organizua promovimi i librit të publicistit të njohur Bedri Islami “ Triada e Kosovës” nën kujdesin e drejpërdrejt të deputetit, publicistit dhe “ të dashuruarit” me polifoninë zotit Bujar Leskaj. Salla ishte e mbushur plote përplot si rrallëherë ne intelektualë e veprimtarë nga Vlora e diaspora. Të pranishëm edhe Zoti Ali Ahmeti, zv. Kryeministri i Maqedonisë sl Veriut, disa kryetarë komunash nga Kosova, deputetet shqiptarë Vullnet Sina, Fatmir Mediu ish kryetari i parlamentit shqiptar Namik Dokle e mjaft personalitete. Pati shumë diskutime rreth librit nga personalitete të ndryshme por të veçanta ishin ato nga artistët Mirush Kabashi e Bujar Asqeriu. Por qershia mbi tortë ishte Asambli folklorik “ Bejkë e bardhë” Pilur me këngën kushtuar Kosovës. Më poshtë po postoj tekstin dhe interpretimin do t’ju a postoj sa të më vij e filmuar. Me këtë rast një falënderim për këngëtaret e reja dhe të talentuara marrëse Plikseni Mërkuri dhe Leni Prifti dhe hedhësen Valentina Gërdhuqi. Gjithashtu edhe deputetin Leskaj që na mundësoi pjesmarrjen dhe për nivelin e lartë të këtij eventi.
Puthim syrin e lirisë
Si e shkove këtë shekull
Moj gjeraqina Kosovë?
-Nëpër natë e nëpër mjegull
Ashtu si lulja në borë
Ndarë nga Nëna me kufi
Se kishe hasmin në derë
Si zogu në arati
Mbi dafinë ngrije folenë
Erdhi Marsi i manushaqes
Bekuar bijtë e Drenicës
Shtruan në shtratin e paqes
Shekullin e psherëtimës
E vërteta zgjuan botën
I penduar perëndimi
Do t’ja kthejmë borxhin Kosovës
Kështu plaga gjen shërimin
Atë popull ta shpëtojmë
Folën vet perënditë
Se lirinë e meritojnë
Ata që mbollën lirinë
Nga perëndimi në lindje
Atje ku na çoi halli
S’ka përmendore lirie
Pa një pikë gjak shqiptari
Ç’po fryn era shqiptare
Le ta gëzojmë të gjithë
Se ku ka shqiptar ka paqe
Në çdo dallgë të historisë
Ne të bijtë e Shqipërisë
Anembanë kudo që jemi
Puthim syrin e lirisë
Në tokën e amanetit
Refreni
Ne s’kemi ëndër të madhe
Aq sa ka folenë shqiponja
Shqipëria natyrale
Katër vilajetet tona
Finale
Amanet nga historia
Hajmali ta mbajë kombi
Feja jonë është SHQIPTARIA
AMERIKA vet ZOTI