Kristo Çipa:Shqiptarët u bënë bashkë


Kristo Çipa “Mjeshtër i Madh”

Në vitin 2015 Asambli folklorik “ Bejkë e bardhë”Pilur me rastin e 95 vjetorit të Kongresit të Lushnjës morri pjesë në koncertin e organizuar me këtë rast në Lushnjë dhe këndoi këngën : Shqiptarët u blnë bashkë. Kënga është e paregjistruar por tekstin e saj po ju’a postoj.

Shqiptarët u bënë bashkë

Qielli i kombit kish ngrirë
Arratisur qe mëngjezi
Me mëndafshin e lirisë
Lushnja kongresin e veshi

Delegatë prej Shqipërie
Mbushën janarin me yje
Botës mbarë i bënë me dije
Jemi lis nuk jemi hije

Shqipërisë grykëzënë
Të lashtës sa vet bota
Trupin jashtë ja kishin lënë
Tani i kërkohej koka

Halle madhja,fjalë urtë
Mbillte paqe, korrte luftë
Bënte shtet kur s’kishte bukë
Parlament dhe kushtetutë

Foli President Willsoni
-Popuj gëzoni lirinë!
Traktatin famëkeq e çorri
Roml- Beograd – Athinë

Shqiptarët u bënë bashkë
Deti i Vlorës u ndez flakë
Gjithë populli armatë
E nxorrën të keqen jashtë

Refreni

Kongresi kuvend mbi borë
Morri fatin tonë në dorë
-Ngrehu Shqipëri e gjorë!
Që nga Prishtina në Vlorë

Dhe me miq dhe me përpjekje
U bëmë kombi me dy shtete

Amanet nga historia
Hajmali ta mbajë kombi
Feja jonë është Shqiptaria
Amerika- vetë Zoti

Janar 2015

Kristo Çipa “Mjeshtër i Madh”

Në vitin 2015 Asambli folklorik “ Bejkë e bardhë”Pilur me rastin e 95 vjetorit të Kongresit të Lushnjës morri pjesë në koncertin e organizuar me këtë rast në Lushnjë dhe këndoi këngën : Shqiptarët u blnë bashkë. Kënga është e paregjistruar por tekstin e saj po ju’a postoj.

Shqiptarët u bënë bashkë

Qielli i kombit kish ngrirë
Arratisur qe mëngjezi
Me mëndafshin e lirisë
Lushnja kongresin e veshi

Delegatë prej Shqipërie
Mbushën janarin me yje
Botës mbarë i bënë me dije
Jemi lis nuk jemi hije

Shqipërisë grykëzënë
Të lashtës sa vet bota
Trupin jashtë ja kishin lënë
Tani i kërkohej koka

Halle madhja,fjalë urtë
Mbillte paqe, korrte luftë
Bënte shtet kur s’kishte bukë
Parlament dhe kushtetutë

Foli President Willsoni
-Popuj gëzoni lirinë!
Traktatin famëkeq e çorri
Roml- Beograd – Athinë

Shqiptarët u bënë bashkë
Deti i Vlorës u ndez flakë
Gjithë populli armatë
E nxorrën të keqen jashtë

Refreni

Kongresi kuvend mbi borë
Morri fatin tonë në dorë
-Ngrehu Shqipëri e gjorë!
Që nga Prishtina në Vlorë

Dhe me miq dhe me përpjekje
U bëmë kombi me dy shtete

Amanet nga historia
Hajmali ta mbajë kombi
Feja jonë është Shqiptaria
Amerika- vetë Zoti

Janar 2015