Kristo Çipa:S’ta kisha njohur inatin


“Mjeshtër i Madh”

E megjithatë zjarri i jetës vazhdon i prushëzuar. Hapim zemrën dhe lexojmë ndonjë “ të fshehtë”

që koha e kishte mbuluar si hiri zjarrin. Kjo poezi e shkruar vite më parë doli nga grumbulli i fletoreve dhe shkau mënjanë si për të më kujtuar se është aty dhe pjesë e jetës dhe krijimtarisë tim.

S’ta kisha njohur inatin

Mos e vish për gunë natën!

Mos e mpreh inat- sëpatën!

Dhe në ngricë mos e kthe vapën

Po mërinë e vjetër hapëm

Zemrën mos dyllos!

Mos m’i mba sytë përdhe!

Ballin mos e vish me re!

Thuaj merakun që ke!

Je me burrë a je e ve?

Zjarrin ma llafos!

Një të puthur kish marrë gota

Vinin erëra të forta

Bëri kurth lanete porta

Ndaj dëshirën dot s’ta ngopa

Durimin mos sos!

Unë dola ti u zalise

Qeshjen e qartë gremise

Me shikim seç më vithise

Më the:- Fodull pse lëvize?

Trimi vendin s’loz

Mos e bën stuhi merakun!

Dhe kalë arratisje shkakun

Ri brenda mos kalo pragun!

Se kujt erdhi ja vë lakun

Mëndjen ja maros

Ika, ika s’të dëgjova

Siç shkon lepuri nga lloha

Gjithë mëritë i ngarkova

Nga thoi në flokë u foha

Ethja u nguros

S’ta kisha njohur inatin

Si lumi kur kalon shtratin

Një herë që s’ta shova mallin

Dogje Vlorën dhe Beratin

Dole në Gramoz

Kur digjet pylli zgërbonjë

Mbin i ëmbël bari i njomë

Trete mërinë me kollë

Eja shpirtin jeshilomë!

KRISTO ÇIPA

“Mjeshtër i Madh”

E megjithatë zjarri i jetës vazhdon i prushëzuar. Hapim zemrën dhe lexojmë ndonjë “ të fshehtë”

që koha e kishte mbuluar si hiri zjarrin. Kjo poezi e shkruar vite më parë doli nga grumbulli i fletoreve dhe shkau mënjanë si për të më kujtuar se është aty dhe pjesë e jetës dhe krijimtarisë tim.

S’TA KISHA NJOHUR INATIN

Mos e vish për gunë natën!

Mos e mpreh inat- sëpatën!

Dhe në ngricë mos e kthe vapën

Po mërinë e vjetër hapëm

Zemrën mos dyllos!

Mos m’i mba sytë përdhe!

Ballin mos e vish me re!

Thuaj merakun që ke!

Je me burrë a je e ve?

Zjarrin ma llafos!

Një të puthur kish marrë gota

Vinin erëra të forta

Bëri kurth lanete porta

Ndaj dëshirën dot s’ta ngopa

Durimin mos sos!

Unë dola ti u zalise

Qeshjen e qartë gremise

Me shikim seç më vithise

Më the:- Fodull pse lëvize?

Trimi vendin s’loz

Mos e bën stuhi merakun!

Dhe kalë arratisje shkakun

Ri brenda mos kalo pragun!

Se kujt erdhi ja vë lakun

Mëndjen ja maros

Ika, ika s’të dëgjova

Siç shkon lepuri nga lloha

Gjithë mëritë i ngarkova

Nga thoi në flokë u foha

Ethja u nguros

S’ta kisha njohur inatin

Si lumi kur kalon shtratin

Një herë që s’ta shova mallin

Dogje Vlorën dhe Beratin

Dole në Gramoz

Kur digjet pylli zgërbonjë

Mbin i ëmbël bari i njomë

Trete mërinë me kollë

Eja shpirtin jeshilomë!