Kristo Çipa:Tek flamuri të jetë syri


Kristo Çipa

Tek flamuri të jetë syri

Para pak ditësh në Pilur u krye një porosi amaneti. Prej Nju Jorku, Athine , Korçe. erdhën një batalion me vëllezër motra, djem, nuse, nipër , mbesa . Në qëndrën e fshatit tek lapidari, atje ku flamuri shpërndan erë dheu, dashurie, malli dhe amaneti, të gjithë fëmijët shkuan dhe bënë fotografi. Aty edhe Dhaskala greke e nuse në Pilur ( që u mëson fëmijve të saj gjuhën e të parëve të tyre) i nxit fëmijët të pozojnë nën flamur
Së bashku me foton edhe disa vargje të mia

Siç i merr shkëmbi rrufetë
Mbledh flamuri gjakun e tija
-Ejani siç vijnë retë
Vjeshtës pa nisur stuhia
-Ejani tek amaneti
Tek varret me kryqet radhë
Nëse balta eshtrat treti
Nuk tretet meraku i bardhë!

Se kur vini , ja si çeta
Shtatë jetë na bëhet jeta

Tek flamuri të jet syri
Për amanetin mos flini!

About Post Author