Në shekuj tek poetë dhe shkrimtarë të shumtë ka patur muzë të begatë bota shpirtërore dhe psikologjike e vejushës. Seicili ka dashur nëpërmjet vargut ta zbërthejë atë mister dhe t’ja jap lexuesit sa më të ndjeshme e të shumëngjyrshme. Në këtë poezi të botuar tek vëllimi im i fundit “ Ku ta lidh ëndrën” jam munduar të çliroj misterin e saj
VEJUSHA
E mundon mendimin
-Të rosh për jetëgjumin
Kurbane e kujtimit?!
Apo erë e lirë
Nën cipull të zisë?
Lumi vjen i fryrë
S’e ndal asnjë pritë
Përmbi varr të burrit
Vitet i hollon
Gjarpri brenda murrit
Brinjët numëron
Eshtrat brenda baltës
Kërcasin si zalli
Ai brënda natës
Ti në flakë të hallit
Veshur në të zeza
Gjokset grumbulluar
Ke kohë për varreza
Jeta shkon nxituar
Lidh vajin e heshtur
Krip lotin e hidhur
Tund supet e zhveshur
Nën flokët e zgjidhur
Se zemër flet holla
E bën qorr inatin
Nuk i kap dot dora
Kohën edhe fatin
Si hark vetëtime
Dridh mesin-kalore
Le të jenë jetime
Kohët që kalove
Çast i lumturisë
Është si vrapi i plumbit.
Lulet e qershisë
Çoja shpesh “ Jetëgjumit”!
Ti je erë e lirë
Rend për çdo dëshirë.
