Gina Kapaj Xhaferaj:Kroi i fshatit tim


Kroi i fshatit tim

Më bien ca pika loti, më njomin në faqe.

Kujtoj fëmininë mbushë me manushaqe.

Ishte me kaq vuajtje, pa këpuce e pa çorape.

Me një çantë shkolle, bridhja nëpër shpate.

Një çantë vjetër ma kish qepur nëna.

Asnjë pikë ujë, jo, nuk kishim brenda.

Donim ca minuta të venim në krua.

Po ajo orë ishte ora më e uruar.

Se takoheshim me shokë gjithë e gjithë gëzim.

Gjymat viheshin me radhë, rrinim një nga një.

Jo, nuk kishim nxitim, shakatë s;kishin të mbaruar.

Fjalën lumturi kurrë s’e kishim dëgjuar.

S’e kishim përdorur as ndonjëherë.

Ishim të gëzuar me zemrën pranverë.

S’ia dinim kuptimin kurrë s’e kishim parë.

Ishim shumë të varfër me zemrën behar.

Kur niseshim për në shkollë, gazi na pushtonte.

Ishte koha më e bukur që njeriu kalonte.

Ishin orë të bukura, orë me shumë vlerë.

Me shokët e bankës kafshatën ndanim përherë.

Një rrap ish në krua, mbase njëqind e pesëdhjetë vjet

E gjetën prindërit e lamë si një buqetë.

Pyeta sot dhe unë për rrapin, te kroi.

më thanë ai rrap kurrë nuk do bjerë.

About Post Author