VLERESIMI
Me propozimin e Kryesisë së Organizatës të Bashkuar të Veteranëve të LANÇ dhe Pasardhësve
Halil RAMA – Mjeshtër i Madh
- Vlerësimi në 90-vjetorin e ditëlindjes së tij, me motivacionin: “Mishërues dhe përçues i vlerave më të mira njërëzore dhe intelektuale, duke qenë një nga përfaqësuesit e denjë të komunitetit dibran në Tiranë”
- Në ceremoninë festive të organizuar me këtë rast, Çertifikata e Mirënjohjes iu dorëzua solemnisht veteranit Methasani nga këshilltarja e kyetarit të Bashkisë Tiranë, Znj.Gjinovefa Kadriu. Në këtë ceremoni merrnin pjesë gjithashtu Dr. Sali Kurti – Mjeshtër i Madh & Qytetar Nderi i rrethit Mat dhe “Njeriu i vitit” i Federatës së Paqes Univerale Shqipëri; Nënkryetari i OBVLP Muharrem Gjoka – Mjshtër i Madh dhe “Nderi i Qarkut Dibër”, si dhe pjestarë të familjes së nderuar Methasani
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Z. Erion Veliaj ka vlerësuar me Çertifikatë Mirënjohje veteranin shembullor Shuaip Methasani, në 90-vjetorin e ditëlindjes së tij.
“Mishërues dhe përçues i vlerave më të mira njërëzore dhe intelektuale, duke qenë një nga përfaqësuesit e denjë të komunitetit dibran në Tiranë”, është motivacioni i kësaj Çertifikate Mirënjohje, të cilën kryebashkiaku Veliaj ia akordoi veteranit Methasani në konsiderim të propozimit të bërë nga Krysia e OBVLP, anëtar i së cilës ai është prej vitesh.
Në ceremoninë festive të organizuar me këtë rast, Çertifikata e Mirënjohjes iu dorëzua solemnisht veteranit Methasani nga këshilltarja e kyetarit të Bashkisë Tiranë, Znj.Gjinovefa Kadriu.
Në këtë ceremoni merrnin pjesë gjithashtu Dr,Sali Kurti – Mjeshtër i Madh & Qytetar Nderi i rrethit Mat dhe “Njeriu i vitit” i Federatës së Paqes Univerale Shqipëri; Nënkryetari i OBVLP Muharrem Gjoka – Mjshtër i Madh dhe “Nderi i Qarkut Dibër” si dhe pjetarë të familjes së nderuar Methasani.
Kryesia e OBVLP e bëri këtë propoziim/vlerësim për faktin se veterani Shuaip Methasani, pothuajse në të gjitha veprimtaritë promovuese të kësaj organizate të dhjetë viteve të fundit, si edhe në Kuvendin Zgjedhor të Korrikut të këtij viti, ka spikatur me prezencën dhe performancën e tij. Ai njihet si intelektuali që mishëron virtytet më të mira njerëzore si dhe për zgjuarsinë, mençurinë, fisnikërinë, dashurinë njerëzore, sinqeritetin, drejtësinë, solidaritetin, moralin e lartë dhe shpirtin human si fondamente kyçe të shoqërisë sonë. Dhe të gjitha këto virtyte ai i përçon më së miri edhe në dy librat e tij: “Sohodolli i Dibrës” dhe “Kujtime në vite”. Dy libra – testament për brezat ku përshkruhen më së miri vendlindja e tij, Sohodolli, historia e lavdishme, personazhe e personalitete që kanë bërë historinë, traditat më të mira të këtij fshati e të krejt Dibrës. Këto janë padyshim dhurata më e çmuar për njerëzit e familjes, farefisin, të afërmit, shokët e miqtë e tij të shumtë në gjithë Shqipërinë dhe hapësirën mbarëshqiptare në botë. Njeriu i mirë dhe i veprave të mira Shuaip Methasani gjatë gjithë jetës së tij ka rrezatuar dhe përçuar mirësi, por dhe vlera në dobi të shoqërisë.
Tavolina e dibranëve
Tek libri “Kujtime në vite”, një mestitull interesant (faqe 62) është “Tavolina e dibranëve”. Intelektuali që ka shërbyer me devotshmëri e përkushtim qytetar për afro dy dekada, pothujase në të gjitha krahinat e fshatrat e Dibrës, edhe këtu në metropolin shqiptar, ku është vendosur familjarisht prej shumë vitesh, punon pa rreshtur për të lartësuar emrin dhe dinjitetin e dibranëve. Nëse në Tiranë njihen nga shumëkush “Rruga e Dibrës”, “Lagja e dibranëve”, (e krijuar e shumëfishuar përgjatë një shekulli që nga eksodi i tyre i 1913, e sidomos pas viteve ‘90), apo dhe Xhamia “Dine Hoxha” në rrugën e Kavajës (e ndërtuar me kontributin financiar të filozofit popullor të mirënjohur si një nga këshilltarët më të afërt të Mbretit Zog I), “Tavolina e dibranëve” në një lokal kafeneje në qendër të Kombinatit, është një tjetër vlerë e shtuar e këtij komuniteti, e ideuar dhe promovuar më së miri nga intelektuali i mirënjohur Shuaip Methasani. Këtu ai është njherazi edhe përçuesi më i mirë i alegorisë dibrane, të përvetësuar në odat e kuvendet e Dibrës, por edhe nga kryevepra e Hazis Ndreut “Alegoria dibrane” si dhe nga “Kanuni” i shkrimtarit të shquar dibran Xhafer Martini. Libri ka qenë miku dhe bashkëudhëtari më i mirë i Shuaipit në nëntë dekadat e jetës së tij, ndaj mos u çudisni nëse nga një vizitë rastësorë në shtëpinë “Methasani” në një lagje të Kombinatit në Tiranë, do të gjeni një bibliotekë aq të pasur, konkurente në tituj e rubrika me ato të institucioneve. Ndërsa në bibliotekat tona, dy librat e tij duhet të zënë vend nderi, pasi ua kushton prindërve (babait Sulejman dhe nënës Fie), motrave Hike e Servete që e kanë mbajtur në krah kur ishte i vogël, bashkëshortes Farie – një zonjë e nderuar e fisnike, fëmijëve të mrekullueshëm: Defrimit (moderator i shkëlqyer i dhjetra veprimtarive promovuese e argëtuese dhe ndër më të mirët e gazetarisë sportive në rang kombëtar), Artanit, Natashës, Nderimes e Lilianës që e kanë nderuar si me shkollimin dhe me punët ku kanë punuar e punojnë, dy nuseve të djemve, Lume e Naze, nipave e mbesave që e lumturojnë pafund, miqve dhe shokëve të tij të mrekullueshëm…Një përkushtim brilant për ata që përbëjnë embrionin e familjes nga buron atdhedashuria e tij e flaktë. Dhe në çdo faqe të tyre gjejmë aspekte nga historia e lavdishme e popullit tonë, por dhe ngjarje e detaje jetësore befasuese.
Vetëm një studjues tejet i vëmendshëm e skurpuloz si Shuaip Mehtasani mundet të evidentojë kaq shumë emra të spikatur dibranësh në fusha të ndryshme, siç evidenton “odën e burrave”, “traditën e fisit”, objektet dalluese të vendlindjes së tij, “sohodollasit e Tiranës” apo “Familjet nga Sohodolli me banim në Tiranë”. Parë në tërësinë e individualitetit të tij krijues, Shuaip Methasani është një enciklopedi e gjallë për Dibrën e dibranët.
Ndaj, është plotësisht e merituar nga Ai, “Çertifikata e Mirënjohjes” që i akordoi Kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, si veteran shembullor, në kuadrin e 80-vjetorit të çlirimit të Atdheut nga okupatori nazifashist.