
KRYENGRITËS I MENDIMIT NË UDHËTIM
Kam me kënduar edhe në acar
Kur shkëmbinjtë e bjeshkës thehen
Nga të ftohtit që na rrethon,
Kur koha m’i kërcëllen dhëmbët e egër
Do të me kafshojë pa fajin tim,
Kam m’i mbledhë forcat edhe n’furtunë,
S’kam më ulërit botën në pranverë a n’verë,
Dua t’i ndal gëzimet e tepruara,
Se mund të marrin n’thue të kohës,
Kam m’i ruejt bronket për frymëmarrje,
Për të më dëgjuar njerëzit se jam gjallë,
S’kam vdekur i dergjur në shtrat,
Por kam vdekur në lëvizje
Në kërkim të ëndrrës së dhimbjes,
Kam…