Kryqëzim


Sonja Haxhia,

Mos ec drejt meje,
mund dhe s’ të kuptoj,
por mos qëndro as shumë larg
s’ kam këmbë që të ndjek ,
nëse mundesh
ec krah meje
të ndajmë kufij të dlirë
e zgjojmë tjetër horizont.

…ti më kupton thellë mua
ç’brengë shfleton ky shpiti im ,
por…,
ti je Oliver Swit(Willson)
dhe mund të pyes,
pse sytë e tu, si yjësitë e verës
ndriçojnë shkëlqim kur vështrojnë tek mua
natën e errët në orët e pafundme
të ekziztencës?!

Sa hijshëm shfaqesh
inkuizicionit tim të ndjenjave
e unë…
nëse arrij një ditë
trupin mbi tela gjembash
do të ta gris
nudo
duke shqepur të linjtat
e lexuar tatuazhe misterioze
shenjë gjurmësh mbetur nga persishtja e lashtë
deshifruar lëkurës tënde
e gërmëzuar heshtur në gjak.

Sensacione poetike afron
e zhdukesh hijes më të gjatë
rikthehesh sërish si një fantazmë përrallore
e buzëqesh nga larg,
ndërsa Unë të kryqëzoj si një heretik
me të vetmen shenjë njohje
stampuar thellë në shpirt.

..nga libri :

” Kthim me Diellin ” 

About Post Author