Ksenofon Dilo:Grusht!


Ksenofon Dilo

Atëherë dimri ishte shumë i egër ë Sidomos atë vit,1934-tra, jo vetëm që nxori dhëmbët e tij por ato u skërmitën që në mes të nëntorit dhe ndërsa vërshëllente era , fishkëllima e saj ngjante me ulërimën e një kopeje të uritur ujqish, që rendte nëpër grykat e dhjetëfishohej në forcë e në shungullimë. Baba kishte thënë qysh përpara, se do të kishin dimër të vështirë atë vit , por edhe ai , diçka murmuriste nëpër dhëmbë kur dëgjonte të klithte moti dhe, në atë murmurimë, nusja e re dëgjonte fjalë të shkëputura por që kishin brenda tyre shqetësim, të cilin si duket, nuk mund ta mbanin brenda dhëmbëve , sepse ishte ndoshta hera e parë, që moti lëshonte të tillë ulërimë…Është zemërim i Zotit-Tha një ditë duke vështruar nga dritarja dhe duke ndjerë se bora e atij viti do të ishte me e rëndë se kurdoherë.

Djali i tij,hidhte vështrimin në Kokojkë dhe i dukej se pemët ,që kishte mbjellë me aq merak në atë bregore duke e shndërruar në një parajsë të vogël me mollë arre, qershi , zerdeli , dardha e fiq, që ishte sjellë nga gjithë bota e ia kishte përshtatur atij vendi me aq kujdes, sa e kishte bërë të mrekullueshëm , i dukej se dimri i atij viti do t’a shkatërronte ate arkitekture e i dhembte zemra. Sikur të mos mjaftonte kjo e lajmëruan se ishin mbritur tre mushka ne Permet , e duhej t’i shpinte me to ne Sheper fidanet e molleve, se s’bën. Ishte vjeshte e trete e atij viti 1934 dhe ate mbasdite askush dilte dot prej shtëpie. Rreziku ishte shumë i madh , kur ulërin kështu ,kërkon të gëlltitë njerëz –kishte thënë . Po qysh tja bënte Malja? Duhej të shpiheshin barrët. U nisen…Iu duk sikur koha u fashit pak e vërshëllima e erës nuk do ishte aq e fortë.. kur do dilnin ne qafe… Doli prej zyre ne Permet dhe i hodh syte majes se Dhembelit…Me dy shokë dhe të tre lane pas Leusen dhe ju ngjiten kodheles me te 99kthesat e asaj te perpjete qe te shpien ne maje e njeriu ne ngjitje s’mund te mbaje dot trupin drejt… Dollèn ne maje Dembelit… ndjerë në pjesët e zbuluara të fytyrës shpimin e borës që posa kish filluar të qëmtonte. Hajdeni –u tha shokëve – filloi të qëmtojë borë, nuk do kemi të paktën erë .Veç duhet të nxitojmë që të mos na kapi dëborë e madhe …

Por u gabua. Ai qëmtim gjilpërëzash dëbore nuk vinte nga qielli, e sillte era e tërbuar dhe në kohën kur takuan me mushkat e ngarkuara , dukej sikur tufani do ti përpinte pa mëshirë e nuk do tju mbetej as nami as nishani. Kaq ishte tha me vete të vet Malja dhe detyroi shokët të zbrisnin shpejt ne Sheper…. Mbeti me shokun e tij të fëmijërisë (Pilon)dhe mezi sa po mbanin kafshët e gjora që era nuk i linte të bënin hap përpara e ato rrotulloheshin në vend . Ishin në qendër të tufanit, atje ku bashkoheshin dy rryma ajri e duke u përplasur të merrnin frymën. Malja e dinte se duhej të shkëputeshin me domosdo prej asaj pike dhe , bashkë me shokun i tërhoqën kafshët me në fuqi që kishin vetëm burrat Sheprjotë. Fuqi sedër qare, dhe kur u shkëputën prej thielës i tha shokut ,se duhej të shpejtonte edhe Ai te zbriste ne fshat. Nuk pranoi asnjë kundërshtim. Shko i tha nuk është nevoja të vdesim të dy…I shtrëngoi dorën fort dhe e pa të zhduket tatëpjetë ndërsa bora tani kishte filluar mbarë dhe toka vetëm dukej e bardhë sepse retë e zeza nuk linin të kuptoje në kishte mbaruar dita, e ishte bërë natë..Era ndërroi drejtim por jo forcë dhe pas më shume tepër se nje ore ,Malja dëgjoi një krismë pushke. Ç’dreq –tha me vete të tij_ndërroi era drejtim, ndërroi dhe avaz e nuk ulurin më, por shkreptin…Por ja ku u dëgjua edhe një krismë tjetër , e., edhe një. Tre krisma !Sinjal alarmi!Shoku i tij kishte lajmëruar dhe Dhembelit po i ngjitej gjithë fshati… Pas pak Malja dëgjoi zëra që e thërrisnin e pa të lëviznin nëpër terrin e zi dritat e fanarëve. Gjithë burrat fshatit ishin derdhur malit të Dhëmbelit e po i thoshin të bënte zemër e të duronte se po vinin ta ndihmonin…Tre veta me ne krye Pano Xhamballon ua fruan te paret pas zerit te Males qe e gjeten duke ja thene labçes vetem Para se te mundte rrezikun i duhej te fitonte ..te mundete vet-vehten… ne ate qamet te zi!..Nuk kishte më gjë mallëngjyese,Panua nxorri nje faqore raki qe kish marre me vehte nga shtepia dhe e kthyen te tre nga nje here…Mbriten pas tyre dhe te tjere..Ndriçoi dhe shkelqeu me të madhe dhe bujari fisnikeria,burreria…. Sheperjotot si një grusht i vetëm e mundën tramundanën dhe të gëzuar e dinin më së miri se po të ishin gjithmonë ashtu të bashkuar, ashtu si bënë zap turqit e tramundanën , do të ishin gjithmonë , të pathyer!Grusht e të bashkuar ke të shkruar fitoren në ballë!!

About Post Author