Kthehuni o Shqiptar
se u pret Atdheu
të gjallë po’ e hanë
ka mbetur vetëm dheu.
Ikim dhe e lëmë
si duron i mjeri
ujqerit po’ e shqyejnë
çallakët edhe derri.
Ikim nga sytë këmbët
lamë nënë e babanë
ka hyrë babëzia
vëllai vret vëllanë.
Ctë shkruaj më parë
rënkon edhe guri
kthehuni o Shqiptar
se po ikën truri.
Ku shkoni o të mjerë
atdhetaria humbi
ku janë patriotet
të pazierë me llumin.

Exif_JPEG_420