Kthehuni , ku kini rrënjët …
Shqipëtar me rrënjë të thella
Te kjo nëna Shqipëri
Me histori dhe legjenda
Shqipëria bijë u ka
Edhe ju e kini nënë
Më të mirë , se kjo nuk ka
Qëkur bota është zënë.
Këtu , ku rriten isllatët
Ku , toka është lar me gjak
Këtë na kanë lënë të parët
Ku , dhe guri ndizet flakë.
Këtu është vend i bekuar
Gurrë mali janë këngët
Ndaj , ju bijtë e larguar
Kthehuni , ku kini rrënjët.
Ju , të ikur anë e mbanë
Nëna u lë amanet
Ju do t’ju shoh në vatan
Vendi mos të mbetet shkretë !
Këtu u peshonë fjala
Këtu shpirti fle i qet
Këtu u shkon kënga , vallja
Gur i rënd në vënd të vet.
Mos e lini vëndin tuaj !
Këtë Shqipërinë e bukur
Se , atje në vënd të huaj
Gjak e fisi është i humbur.
Këtu në gji u pret nëna
Hajdeni i hiqni brengën
Se , këtu , ku është rrënja
Këtu dega e mban degën.
