Kthesa-Gëzim Dulja


Ku politika,

vjedhja,

krimi

ishte jeta vetë,

tjetër bota ishte

me gjëra më shumë
se nënë,

baba,

kuletë.

Jetën të gjatë,

shëndetin,fuqinë

do ta kërkoja ditë për ditë,

me rrugët të gjitha

ditë e natë,

fuqinë,shëndetin

e jetën e gjatë,

ku shkenca do të shkrihej

me artin bashkë

mjeku,

juristi,

politikani,

tregtari,

i fundit

i pari.

Se ishte kështu jeta vetë

nënë,

baba,

kuletë,

gazetar,

shkrimtar,

sot,

jo prit gomar

të mbijë bar

në atë botë.