“Kthim me diellin”:nga Sonja Haxhia


Shkeputur nga cikli poetik ”Kthim me Diellin,, ~s.h.~

Mos ec drejt meje,

mund dhe s’ të kuptoj,

por mos qëndro as shumë larg

s’ kam këmbë që të ndjek

nëse mundesh

ec krah meje

të ndajmë kufij të dlirë

e zgjojmë tjetër horizont.

…ti më kupton thellë mua

ç’brengë shfleton ky shpiti im,

por…

ti je Oliver Swit

dhe mund të pyes,

pse sytë e tu, si yjësitë e verës

ndriçojnë shkëlqim kur vështrojnë tek mua

natën e errët në orët e pafundme

të ekziztencës?!

Sa hijshëm shfaqesh

inkuizicionit tim të ndjenjave

e unë…

nëse arrij një ditë

trupin mbi tela gjembash

do të ta gris nudo

duke shqepur të linjtat

e lexuar tatuazhe misterioze ,

shenjë gjurmësh mbetur nga persishtja e lashtë

deshifruar lëkurës tënde

e gërmëzuar heshtur në gjak.