Kthim në Zulumbak, fragment nga tregimi “Saga e P’llumit”-Nga Boris Miska


Nga Boris Miska

Kthim në Zulumbak, fragment nga tregimi ‘Saga e P’llumit’.
… Zulumbaku zhurmonte nga makinat e markave të reja, dyqanet nuk ishin më ato që ai kishte mbetur. Ish-mapon e ndalon në dy aktivitete e bleu ai i shërbimit funeral dhe e hapur të gjithë ambjentin duke e kthyer në supermarket të kohës. Teatrin, aty ku ai pati luajtur për aq vite e kishte marrë me qera Neritani, djali i vogël i Cekes, ishte kthyer në Bingo që argëtoheshin të gjithë pensionistët e papunëve të Zulumbakut.
Djemtë që janë zbritur nga hekuri dhe e ngritën lart mbi supe ishin fuqizuar me emrin.
Ylli, djali i Rakipit qe zgjedhur krytar i partisë republikane, botonte gazetën lokale me emrin ‘La Republica’.
Fahriu i Birit të Shefkijes, shitësit e bulmetit që janë bërë presidenti i klubit të volejbollit dhe kishte hapur të parën e televizionit privat lokal, shfaqet pas mesnate filma pornografike.
Qorri, çuni i Nasit ditëve të ripertitorit, hapi të parin aktivitetet me lojërat bixhozi, aty mblidhen në darkë e gjithë paria e cila zbrazët në makinat elektronike paratë e grabiturave gjatë ditës.
Beni i Demetes, pastrueses vetullkaleshe të komitetit, ishte bërë shef i tatimeve.
Zyrën e Pllomit tek ish-komiteti i partisë së kishte zënë Fejziu i Behijes, ardhur nga vendi i vuajtjes, ish i dënuar për vjedhje, më pas edhe për agjitacion e propogandë sepse kishte sharë nga motra hetues. Qerosi, kështu e thërrisnin sepse e rruante kokën me brisk që nga koha e burgut, e pati rikonstruktuar e celular kabinetin me pajisjet e shtrenjta; kondicioner, kompjuter e televizor, në sfond pas karriges mbi kokë vendosi edhe fotografinë e vet krah asaj të sekretarit të parë të partisë së re. Xhipja taksisti, ish-shoferi i teatrit i zhgënjyer prej P’llumit hileqar që ka patur marrë nga shoferi ashtu siç i pati premtuar, kishte ikur në Greqi tek kunati bashkë me Nafijen dhe fëmijët. Zulumbaku ishte fshat me fytyrë të panjohura, të ardhur nga një histori, ata që ai i njihte kishin emigruar, disa me gomone, të tjerë me viza të blera nga matrapazët e ambasadave, tek-tuk ndonjë me llotari amerikane e kanadeze.
Pushtetin lokal tani e kishte në dorë ish-partia e punës, që i fitoi zgjedhjet pak pasi ai kishte braktisur vend për detyrën e re të ambasadorit. Njeriu politik më nuk ishte i Zulumbakut më sekretari i parë i partisë së tij, një majtas, e quanin Jaup Bilbili, burrë i shkurtër me kokën e madhe katrore, të shypur plloçë nga pas.
Nuk i ecej më, ndali hapat me zhgënjim, u kthye kokulur për në shtëpi.
Çdo gjë i’u duk së ​​prapthi e përmbysur si atyhere kur e patën varur në një fytyrëposhtë për rolin e komandantit të ballit.
Ngjiste i menduar shkallët e pallatit i ndjek nga kurioziteti i fëmijëve që braktisën topin për të parë se tek cili kat do trokiste burri me atlete të bardha e kapele bejzbolli.
-Ueee, paska marrë hyrjen e xhaxhit P’lluuumit, dëgjoi të vinte nga poshtë zërin e një djali në momentin kur u ndal ei ra ziles së derës së vet.
Kur u fut në shtëpi i gjeti kalamajt në tavolinë, po hanë mëngjes, karrigia e tij ishte bosh dhe para saj Beça i kishte fshehur misurën e dikur nga xingoje që ai përdoret për të përshkuar me kos. Pëllumbesha atë enë kuzhine që kishte sjellë në pajë nuk e pati falur si të tjetrat, por e kishte fotografi për nostalgji.
P’llumi u përhumb dhe u fiksuar në një pikë në mur, vuri bërrylat në trapezë me fytyrën e mbeshtetit mbi duart poshtë faqeve.
Amerika për të tani ishte një ëndërr e shuar, teatri i mbyllur dyert, aty luhej lloto.
Saga e ambasadorit kishte me turp, sot ai nuk e fuste do vetent askund, si aktor, si diplomat. As kategoria e tornitorit nuk pinte më ujë, repartet mekanike ishin qëndrim, metalprerëset, tornot, pjalat e barrenot qenë shitur për skrap.
E shkëputi nga mendimi i trisht garruzhda me kos që po i’a hidhte në tas Beça.
Zgjati duar instiktivisht, kapi dy copa buke në kanistër dhe filloi t’i bëj kafshita e t’i lëshonte në tasin me bulmetin e athët.
Të vegjlit mbaruan vaktin e tire dhe mbushen të rendin me poterë nëpër dhoma.
Nga aneksi i kuzhinës u dëgjua e çjerra e
Pëllumbeshë:
-Fëmijë rrini urtë, lëreni babin ta haj atë përshesh rehat.