Kthim nga Parisi-Seti Pezaku Vladi


Po kthehem sonte nga Parisi.

Pashë,

koloret e harkut të ylberit.

U ndjeva balonë

Iidhur

në krahët e shqipes flufurim!

Pashë,

pavdekësinë e panteonit të Hygoit,

hapa perdet e artit të ujëvarave,

më jehoi trokitja e çizmeve protokoll

të Napoleonit kur hynte me kalorës në Lizé.

Me vete mora yjet e Kullës Eiffel,

oshtimën e fitoreve të Harkut të Triumfit,

freskinë e brigjeve të Senës.

Vargje smeralde ia vura kujtesës!

Në tufë lulesh lidha

tri krismat trëndafil të Avniut:

Në emër të Popullit!

Po kthehem sonte

me Elisabetën e Katedrales Parisit.

@seti pezaku vladi