Kthim prej përtej-Donike Rrethej


KTHIM PREJ PËRTEJ.

Imcak asht malli jem q’i i përvuejtshëm vidhet qosheve t’harresës,
me kujtimet tesh t’zverdhna q’i shkyj nën ritmin e kohës.
Përdoret e kapa fatin tem e i kallxova rrugën,
rrugët q’i e thyen imazhin tem n’mij grimca e banë,
n’hije shpirtnash t’purgatorit q’i n’pranga m’vuen e m’lan.

Nisa kthimet e padukshme ,
aty….
atje ku trupi jem merr jet,
i due ditët e ikna ,
kohën e vobekt q’i gërset m’xhamat e zemrës teme e lot me mue.

I due pulsimet e ndjenjës t’shpirtit tesh endacak ,
çdo rrahje zemret q’i m’kujton se jam ala…
shpirt!
Q’i endet me gjet vend,
q’i don pak dritë.
N’kët ftohtsi kohnash ,
n’nji vend ,
t’paqtë ku koha t’shëron pa t’vra’e.

Ah,sa netët e bujshme e thurrën andrrën teme,
t’njajtën.
Unë veshun me havrën e kujtimeve t’voglis,
e brishtë asht ajo kohë q’i endet rreth mejet,
tuj m’kujtue se jam nji vijë ujit ,e vogël,grimcë..
n’nji oqean plagësh.
Nji pikë veset q’i bjen tuj i dhanë botës…
t’fundit frymë,
frymoj mbrenda mejet mij ikje ,
e kthime ,
jam ba’e tesh nji me kohën,
e endem e pa’kohë.

Kam ikë mij herë,
e ma shumë jam kthye,
te i njajti vend,te e njajta zemër,
te i njajti kujtim ,te i njajti emën.

E unë ?!
Kohë e pa’kohë tesh kaq e vogël e kanjiher e trueme,
kërkoj paqen ,pak paqe t’shpirtit ,
n’kët botë kaq t’vogël ,n’kët jet t’trazueme.

Andrrat !
si due ma…
si prek…
se prej kohët dishirat e mija jan plakë,jan tretë.

Tesh due t’mbetem thjesht nji kujtim për ty,nji emën i shkruem dikun,
n’nji gur ,a n’nji zemër ,n’zemrën tande…
( n’kohën q’i sod nuk e ka nji fund )!