Kthina ime:Nga Mimoza Ajdhoni


KTHINA IME

Nuk me mjafton ajri,
në kthinën time të vogël përvidhem,
më tërheq shumë magjia e saj,
mes përjashtës dhe ëndrrave kacavirrem.

Përjetoj aty pandalshmërinë e kohës,
momente dalldie që ndezin heshtjet,
duke ndjekur befasitë e mëngjesit,
përtej pjerrësisë së parehatshme të pseve.

Jam një det i qetë në kthinën time.
Të humbas mes librash dua,
pastaj dua të zhytem në sytë e tu.
Kudo që të jesh, jeton në mua.