Ku fle poeti?-Ilmi Cani


KU PREHET?!

Në një stromë me pupla;

Mbi dhe e mbi rasë!

Ku i prehet shtati, shpirti, nis të plasë.

Ka aty mbi truallin ku prehet,

Paqtohet e i dhemb.

Mbledh eshtrat, muskujt

Paqësisht në stromë.

Në stromën e mendimit

Tej dhimbjes në ftomë.

Mbledh shtatin e kapitur ditës.

Shtatin, për shpirtin; s’ ka një stromë.

S’ ga një stromë; shtrat, ripërtëritës.

Dikush, është jashtë në ftomë.

Në mos vdektë, urisë e ngricës.

Ku

K

Shtrati i poetit, është, mbi ngashërima,

E mbi gjemba lotësh.

Është një qiell dashurie, nxirë me vetëtima.

Është aty në këmbë, para lypësit të pakrehur.

Është aty ku fryn me sqotë

Ku ngrin fjala, shpirti s’ ngrin.

Aty ku prehet mjerimi, një tjetër botë.

Një tjetër dhimbje, ka shpirti që ndrin.

Poeti, nuk ka shpatulla, të mbartë një qiell që dhemb e rreh, kah drita.

Poeti, ka shpirtin te fjala e vet.

Ka lotin, mbi dhimbjet që ngrita.

Që asgjë se tret.

Mb’ atë stromë me pupla edhe përmbi rrasë.

Ku nis fluturimin, shpirti, të mos plasë.

Nd’ atë qiell endërror.

Ajo dritë e paqenë,

Mjerimi tokësor.