Ku flen sonte biri im jashtë bie shi..
Ndonjë qoshe i vetmuar në ftoftë i pangrēnē..
Në dhe të huaj kërkoj shpresë dritë e pak mirēsi..
Ktë shekull të kohës së egër pse mē linde nēnë…
Nënës mjerë sytë lotē mu kalbën mu thaftë shtati..
Që stë lashë asgjë mor bir tash mka lanë takati..
Gjunjë e krahë më s.punojnē mu tretën për ty..
I fshij lotēt në poshterkē të trupit nëna në vetmi…
Ku fle sonte biri im pashë gjirin që të dhashē..
Nëna qaj e flas me hënën që birin kam jashtē..
E marr vargun e baj muzë lagur në dhimbje e lotē..
E shtrydh shpirtin e brengosur brenda lēngon fort…
Dhimbje nënash nē çdo prag solle kohē e trishtē…
Tē vetmuara me djem gjallē ikur e lēnē vetē..
Kohē e djallit na i thave eshtrat edhe mishtē ..
Na i shkule fëmijtë prej barku e s.dijnē ku venē…
Mu thaftë zemra bir mos qofsha ç.jetē po bëj pa ty..
Ditēt e pleqnisë na erdhēn të kēqija për neve e pēr ju..
Votra e djep të zbrazur pa të ardhme pa brezin e ri..
Mē zënçin frymēn paratë tuaja me gjak tē fitu…
M.trego bir e ma qaj hallin se po mē shkulet zemra..
S.po kam ma as lotē nē sy nē shtëpi s.po mē hyhet brenda..
Tē ti puth duart e lodhura plasur ftofti e punē tē rēndē..
Ti bekoj sytë e pafjetur rreshkur rrathēsh zënē..
