Ku i çuam vlerat ?NgaTorino Itali-Urim Mezini


Si kemi degraduar kështu, kaq keq !

Jemi kthyer në njerëz sipërfaqsore

Në dhimbjen e tjetrit,shkojmë sa për tu duk, pothuajse me zor.

Dhe kur shkojmë ,nuk e ndjejme, nuk na dhemb,s’derdhim lot.

Madje shpesh herë,kur thellohem,dal me mendimin, se nuk duam t’ia dimë fare,

nëse dikush vuan, ka derte e halle.

Arrijmë deri aty, sa pjesa më e madhe e jona, përfshihet nga ritmi i ditës e merr rrjedha dhe harrohet me gjëra t’rëndomta e sipërfaqsore

Dhe me të drejtë,ulëret e bucet shpirti brenda nesh, ku i cuam vlerat njerzore

Edhe dashurinë për prindin kemi fillu, ta lëm për nesër, ateher kur është larguar e nuk e sheh më në karrigen e tij ,kujtohet

Pastaj mundohemi të tregojmë dashuri te varri, duke vendos lule, bërë buqet

Një pjes e mirë e jona,qajmë trupin e prindit pa jetë,kur e percjellin në varr.

Që në fakt duhet t’na dhëmb sot,për zemrën e prindit,që shuhet dita ditës ngadal,

në një trup të gjallë.

Dhe kjo, tregon gjithcka e do të thotë shumë.

Qajmë vlerat njerzore që lam nëpër botë,të cilat i kemi humbur përgjithmonë e që s’gjenden kurrkund.